Autoritetet ukrainase po punojnë për të rivendosur shërbimet e energjisë elektrike dhe ujit pas sulmeve të fundit ushtarake ruse të cilat dëmtuan shumë infrastrukturën.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se miliona e kanë parë të rikthehet energjia e tyre që nga ndërprerja e rrymës që përfshiu vendin e goditur nga lufta ditë më parë.
Përleshjet vazhduan në lindje dhe banorët nga qyteti jugor Kherson u drejtuan në veri dhe në perëndim për të ikur pas bombardimeve vdekjeprurëse nga forcat ruse në ditët e fundit.
Sulmet janë parë si përpjekje për hakmarrjen ruse kundër popullit të rrethuar, por sfidues të Ukrainës, pasi trupat ukrainase çliruan qytetin që kishte qenë në duart e Rusisë për shumë muaj.
Detyra kryesore e së sotmes, si dhe ditëve të tjera të kësaj jave, është energjia”, tha Zelensky në fjalimin e natës të premten vonë dhe shtoi “Nga e mërkura deri më sot kemi arritur të përgjysmojmë numrin e njerëzve që u është ndërprerë energjia elektrike, për të stabilizuar sistemin”.
Ai tha, megjithatë, se ndërprerjet e energjisë vazhduan në shumicën e rajoneve, duke përfshirë Kievin, kryeqytetin.
“Në total, më shumë se gjashtë milionë abonentë janë prekur. Të mërkurën në mbrëmje, pothuajse 12 milionë abonentë u ndërprenë”, shtoi Zelensky.