Numërimi i votave po shkon drejt fundit në Shkodër, ndërsa për herë të parë që na viti i largët 1996, ky qytet për herë të parë ‘rrëmbehet’ nga socialistët, ndërsa njihej si bastion kryesor i PDs’ë, shkruan Gazeta Metro.
Kandidati nga Partia Socialiste (PS), Benet Beci, është duke shkuar drejt triumfit në Shkodër, bastionin ky i të djathtëve.
Sipas të dhënave të KQZ’së, deri më tani, Benet Beci i Partisë Socialiste numëron 30.460 vota, ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe kryebashkiaku aktual Bardh Spahia, ka siguruar deri më tani 20.208 vota.
Edhe kryeministri Edi Rama duket i lumtur pasi Partia Socialiste, është në avantazh në garën për Shkodrën, bastionin e përhershëm të demokratëve.
Në një postim në mediat e tij sociale, Rama bashkë me një video me pamje nga kryeqendra e veriut, shkruan: “Nadja e mir o Shkodër që krejt zemrën ma ke hangër. I love you.”
Duhet theksuar se edhe në bastionin tjetër të PD’së, Tropojë, ka shënuar fitore historike kandidati i PS’së, Rexhë Byberi.