Forumit Strategjik i Bledit që po mbahet në Slloveni, ku po marrin pjesë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, ka përplasur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe atë të Serbisë, Ana Brnabic, shkruan Gazeta Metro.
Forumit Strategjik i Bledit nuk është se ka shkuar shumë qetë, pasi aty ishin kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, dihet për problemet e shumta që mbizotërojnë jo vetëm mes këtyre vendeve por edhe në raport me Bashkimin Europian, dhe pritjet nuk janë të mëdha për një anëtarësim në familjen më të madhe Europiane të këtij rajoni.
Ishte kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic ajo që e fillojë diskursin thumbues ndaj shtetit të Kosovës, duke thënë se për të ekziston vetëm një shtet, pasi sipas saj Republika e Kosova nuk njihet ndërkombëtarisht.
Gjithashtu ajo shtoi se normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit është jo vetëm interes i dy vendeve dhe dy popujve por edhe i rajonit.
“Së pari, më duhet të them se kemi të bëjmë me një shtet, nuk ka dy shtete për mua. Republika e Kosovës nuk është njohur ende, nuk është pjesë e Kombeve të Bashkuara dhe nuk mund të jetë pjesë e BE përsa nuk njihet ende nga pesë vende evropiane. Normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, që është në interes të të dy vendeve dhe të dy popujve, por edhe në interes të të gjithë rajonit. E vetmja gjë që Prishtina duhet të bëjë më së pari është respektimi dhe integrimi i komunitetit serb atje”, tha Brnabic
Ndërsa ka reaguar kryeministri Kurti, i cili ia ka përmendur Brnabic, afërsinë e vendit të saj me Rusin dhe mos distancimin nga Milloshevic, e në një moment ka marr edhe duartrokitje nga të pranishmit pasi tha se Kosova i ka vendosur sanksione Rusisë, ndërsa Serbia as që e mendon këtë gjë.
Ai shtoi më tej duke thënë se, deklaratat e Brnabic nuk janë aspak në frymën e Charles Michel.
“Të mbështesësh Kosovën për Bashkimin Evropian ne e kemi 94 për qind, ndërsa Serbia 35 për qind. Ne kemi vendosur sanksione ndaj Rusisë, ndërsa Serbia as nuk e mendon këtë gjë. Serbia nuk e distancoi veten as nga Millosheviç as nga Putin, ndaj nuk është thjeshtë për ne. Normalizimi me Serbinë është shumë herë më i vështirë. Normalizimi nga pikëpamja psikologjike do të thotë mungesë të konfuzionit mes fantazisë dhe realitetit”, tha Kurti.