Amber Heard tashmë po përballet me një tjetër vështirësi pas humbjes së gjyqit kundrejt Johnny Depp. Karriera e saj është duke u shkatërruar!
Ekspertët ligjorë gjithashtu thonë se ajo mund të falimentojë nga dëmet. Financat e saj janë të pasigurta tashmë.
Mediat shkruajnë se Heard është mjaft e mërzitur për të ardhmen e saj.
Me shumë gjasa ajo nuk do të përzgjidhet më të luajë në rolet e ardhshme në Hollywood.
Avokatja Sandra Spurgeon e Spurgeon Law Group në Lexington, Kentucky, thotë se ka shumë gjasa që Depp mund të mos e kërkojë dëmshpërblimin, pra të heqë dorë.
Jessica Levinson nga CBS News thekson se dëmshpërblimi ndaj Depp mund të mbulohet nga të ardhura që Heard mund të grumbullojë nga rolet e saj të ardhshme. Por sa gjasa ka Heard t’i besohen role? Shumë pak, thonë ekspertët.
Nga ana tjetër, Johnny Depp kishte shpresuar që në fillim se padia për shpifje do të ndihmonte në rivendosjen e reputacionit të tij. Megjithatë, ekspertët ligjorë thanë se reputacioni i të dy aktorëve është dëmtuar nga detajet rreth martesës së tyre.
“Të dy do të punojnë përsëri, por mendoj se do të kalojë pak kohë përpara se të ‘rrëmbejnë’ sërish role”, tha ish-avokati Matthew Belloni.
Karriera e tyre është në rrezik, por ajo e Heard akoma edhe më tepër.