GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Çerkini kritikon ashpër Qeverinë: Nuk janë seriozë, nuk u dhimbset shpirti ynë

20/03/2023
në Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Qerkini thotë se Qeveria s’ka plan-program për të pagjeturit: Kurti na takoi veç për vota
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Çerkini, ka thënë se Qeveria e Kosovës, nuk i ka informuar familjarët e personave të zhdukur se çfarë është diskutuar në takimin e 18 marsit në Ohër. Ai ka thënë se edhe kjo si qeveritë e tjera nuk po merret seriozisht me personat e pagjetur

24 vjet pas luftës së fundit në Kosovë, dhimbjet e familjarëve për të afërmit e tyre janë të freskëta. Janë mbi 1600 persona, fati i të cilëve nuk dihet si pasojë e luftës. Sa më shumë që kalon koha, dhimbja e familjarëve të cilët kërkojnë “pak dritë” për të dashurit e tyre shtohet.

“Është zotimi ynë si qeveri e Republikës së Kosovës që nëse ka një gjë që nuk pret, ajo është çështja e të pagjeturve, të atyre që u zhdukën me dhunë”, ishte një nga premtimet e kryeministrit Albin Kurti, në vitin 2021.

I dëshpëruar me partinë në pushtet, sikurse me të gjitha partitë që qeverisën Kosovën pas lufte, është shprehur kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Çerkini.

Si cdo Qeveri tjetër, Çerkini nuk e ka kursyer as aktualen, duke e kritikuar ashpër e duke dërguar mesazh të qartë te ta. I dëshpëruar edhe nga kjo qeverisje sa i përket personave të pagjetur, ai thotë se besimin e kanë të humbur te ta.

E di kur është fjala për persona të pagjetur nuk janë serioz, nuk iu dhimbset as shpirti jonë që 24 vjet që po hjekum, nuk janë aspak duke na besu çfarë dhimbje kemi që 24 vjet, nuk i besojnë as të gjallëve, i mbajnë peng edhe të gjallët, edhe ata që na kanë shku, edhe ata që kanë dhënë jetën për liri, çfarë të them unë çfarë vendimi kanë marrë, nuk besojmë shumë”, ka thënë ai për Portalin Dukagjini.

Po ashtu, ai e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, për mosinformim të duhur sa i përket diskutimeve që janë bërë me 18 mars në Ohër, për çështjen e të pagjeturve.

“Kemi pritë që do të takohemi dhe të na tregojnë, se çfarë ka ndodhë, ose çfarë e kanë njet të bëjnë, ose çka është vendos për varrezat masive të cilat dihen. As përpara takimi në Ohër, as pas, nuk na kanë tregu asgjë, jemi informuat vetëm prej mediave”, ka thënë ai.

I dëshpëruar, por pa u dorëzuar asnjëherë, Çerkini shprehet se “po bëhet lojë me personat e pagjetur”, teksa përfundon duke thënë “më thirrni kur të doni për të pagjeturit, në këtë çështje jemi bashkë”.

Se për çfarë është diskutuar në Ohër, në kuadër të dialogut, Kosovë – Serbi, sa i përket personave të pagjetur, Portali Dukagjini, ka kontaktuar me Kryesuesin e Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, i cili ka thënë se kërkesat e palës kosovare kanë qenë të shumta duke caktuar edhe afat kohor që brenda 12 muajsh të zgjidhet kjo çështje. Hoti tha se nga pala serbe kanë hasur rezistencë të madhe në këtë pikë.

“Në fakt kërkesat e Kosovës kane qenë te shumta sa i përket çështjes se personave te zhdukur, duke i përfshi edhe afatet kohore qe brenda 12 muajve te marre epilog zgjidhja e fatit te personave te zhdukur, fatkeqësisht disa herë kemi pas rezistencë te madhe ne këtë pikë. E vërteta është qe dje është arritur një marrëveshje ne te cilën Serbia ka hezituar te nënshkruaj, por që garanti do te jete Bashkimi Evropian”, ka thënë ai.

Sipas tij për shkak të presionit të madh nga Kosova, është arritur të përfshihet çështja e personave të zhdukur në aneksin e planit të zbatimit të marrëveshjes Kosovë – Serbi.

“Në kuadër te kësaj marrëveshje, ne fakt ne kuadër te aneksit ne kemi arritur pas një imponimi te madh, te përfshijmë çështjen e personave te zhdukur si çështje e veçantë dhe me urgjencë. Kjo pikë i referohet deklaratës se Brukselit, ne te cilën kemi punuar tash e 1 vit e gjysme”, ka thënë Hoti.

Ajo pjesë e marrëveshjes sipas Hotit, përfshin marrjen e informacioneve të klasifikuara nga Serbia.

“Në të, përveç tjerash përfshihet marrja e informacioneve te klasifikuara nga Serbia, si dhe trajtimi I dinjitetshëm I personave te zhdukur me force”, tha Hoti.

Në aneksin e planit të marrëveshjes Kosovë – Serbi, është një pikë u flitet për personat e zhdukur.

Tags: Bajram Çerkini
ShareTweetShare
Previous Post

Vrasja në lagjen “Arbëria”, Gjykata merr këtë vendim

Next Post

Guerot paralajmëron Kurtin e Vuçiq: Do ketë pasoja nëse nuk respektohen marrëveshjet

Next Post
Guerot paralajmëron Kurtin e Vuçiq: Do ketë pasoja nëse nuk respektohen marrëveshjet

Guerot paralajmëron Kurtin e Vuçiq: Do ketë pasoja nëse nuk respektohen marrëveshjet

Lajmet e fundit

Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

21/05/2025
Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

21/05/2025
16 ditë fushatë kaluan, nga VV thonë se ende nuk e kanë gati programin

E pranon deputeti i VV-së: Propozimi për seancë një herë në javë, ishte gabim

21/05/2025
Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

21/05/2025
“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

Kuvendi sërish në përpjekje për konstituim – sot tentativa e 19-të

21/05/2025
Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

21/05/2025
Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

21/05/2025
16 ditë fushatë kaluan, nga VV thonë se ende nuk e kanë gati programin

E pranon deputeti i VV-së: Propozimi për seancë një herë në javë, ishte gabim

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.