Në “DPT te Fidani”, avokati Artan Çerkini tha se është e pashpjegueshme se si Gjykata Speciale ka një organ mbikëqyrës.
“Është nonsens i llojit të vet, edhe sistemet më të avancuara juridike kanë mbikëqyrje, siç është Holanda. Edhe ata e kanë një Këshill Gjyqësor. Është një mekanizëm Sui Generis, është dashur që këto të mendohen kur është aprovuar ligji”, tha Çerkini.
Derisa, ai shtoi se edhe sistemi gjyqësor i Kosovës ka organin mbikqyrës që është Gjyqësor i Kosovës.
“Kjo vërtet në aspektin juridik është e pashpjegueshme. Në sistemin gjyqësor të Kosovës ekzistojnë gjykatat e niveleve të ndryshme, prej Gjykatës Themelore deri tek Gjykata Supreme, por ato e kanë një organ mbikëqyrës që quhet Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ne e dim që nuk interferon në gjykime por megjithatë është organ mbikëqyrës”, tha Çerkini, transmeton Klankosova.tv