Sonte, më fillim nga ora 20:45, në tenis, do të përballen Rafael Nadal dhe Novak Djokovic në çerekfinalet e French Open 2022.
Të dy tenistët janë në formë mjaft të mirë, pasi fituan bindshëm në ndeshjet paraprake.
Nadal fitoi në raundin e katërt të turneut ndaj kanadezit Auger-Alaisime, ndërsa Djokovic doli fitues ndaj kundër argjentinasit Schwartzman, transmeton lajmi.net.
Të dy tenistët janë përballur shumë herë me njëri-tjetrin në “Rolland Garros”, përderisa bilanc më të mirë ka Nadal në këtë fushë.
Ndeshja e parë në mes të tyre daton në vitin 2006, kur spanjolli e mposhti në çerekfinale 35-vjeçarin.
Sipas renditjes së ATP, Nadal gjendet në vendin e pestë, ndërsa Djokovic në të parin.