NË “RREZE” TË KRUSHËS SË MADHE
U SHUAN EDHE DY RREZE LIRIE
Pas masakrës në dy Krushat e Anadrinit më 25mars, më 13 prill të vitit 1999, në “Rrezet” e Krushës së Mdhe, një kodrinë mbi fshat, ndërmjet Krushës së Vogël, Qëndresës e Nagacit, shuhen edhe dy rreze të lirisë. Në një pritë serboçetnike, ndërsa tentonin për të depërtuar në fshatin e djegur, Krushë e Madhe, në altarin e lirisë përjetësohen 2 luftëtarë: Bekim Ismet Gashi i lindur më 20 qershor të vitit 1976 dhe Dalip Isuf Behra, i lindur më 26 korrik të vitit 1962, gjithashtu në Krushë të Madhe.
Po në këtë ditë, në luftime anembanë Kosovës u prëjetësuan edhe: Imer Elezi i Sllatinës së Kaçanikut, Ramadan Xhokli i Doganajve të Kaçanikut, Adem Hazir Delia i Zhebelit të Dushkajës së Gjakovës, Halil Ukë Ukaj, i Qarravigut të Kliinës, Qaush SInan Dakaj i Qarravikut të Klinës, Rasim Misin Sopi i Llapushnikut të Drenasit, e në trrekëndësh të kufirit me Malin e Zi, edhe Faruk Brahim Murati i Blinishtit të Pejës, e në Kaliçan edhe Nexhmedin Bardh Hakaj i Arbanës së Burimit së bashku me Qazim Ali Hakajn të Arbanës së Burimit e Sylë Kadri Çetajn të Trubohocit. Gjatë Luftimeve në Albë të Pejës (ish-Jabllanicë) përjetësohet Rexhë Bajram Rexhaj, e në Tedel Sami Tahir Gashi i Përgodës së Burimit.
Në Frontin e Koshares përjetësohen luftëtarët; Genc Mustafë Bytyçi i Gjakovës, Xhafer Rexhë Thaçi, Ali Daut Ivaja i Cërnillës së Ferizajt, Arif Bislim Selmanaj i Savrovës së Therandës e gjatë luftimeve në Mushtisht përjetësohet luftëtari Gazmend Haxhi Alijaj dhe në Gurras (ish-Studenicë) të Burimit, në altarin e lirisë përjetësohet heroina NJOMËZ RAMË LIPA, e lindur më 12 shtator të vitit 1985 në Gurras.
LAVDI HEROINËS NJOMËZ LIPA!
LAVDI TË GJITHË DËSHMORËVE!
S.Cena
Video nga viti 2019 prof.dr Sabahajdin Cena
/Gazeta Papirus/
https://www.youtube.com/watch?v=hLquU55LJ3Y