Dje në Koshare, familjarë, qytetarë të shumtë, veteranë të luftës me ish komandantin e Brigadës 138, Gjeneralin Rrustem Berisha, ju dha lamtumira e fundit veteranit të UÇK-së, Gëzim Morina nga Xërxa, sot atë e ka përkujtuar edhe prof.dr Sabahajdin Cena, me një shkrim në rrjetin social në Facebook transmeton /Gazeta Papirus/
Kur ndahet nga jeta veterani
Zhduket një vëllim i arkivit
Me rastin e vdekjes të veteranit
të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare
të Kosovës GËZIM MORINA
fshati Xërxë e Rahovecit.
Pavarësisht prej vijës së frontit apo të zjarrit se ku e lëshon pika e zemrës luftëtarin e lirisë, sot edhe veteranin e cilës do zonë qoftë Ai, dhembja është e madhe, pikëllimi në familje edhe më i madh, por shpresa se në Pasrajsën.
meritore do të takohet me shokët e rënë nëpër fushëbetja është shumë më e madhe. Edhe veterani Gëzim Morina i fshatit Xërxë, sot do t’i bashkohet luftëtarit drangua të Brigadës 138
“Agim Ramadani” Hamëz Ali Thaçit të rënë bri lisave të Koshares. Por,e keqja qëndron në faktin se me vdekjen e një luftëtari, po zhdukdet edhe një pjesë e arkivit nga fushëbetejat. Sido që të jetë, ngushëllime familje Morina nga Xërxa, shokëve, miqve dhe farefisit. Ngushëllime tërë fshatit Xërxë dhe OVL të UÇK-së në Rahovec.