Alpinistja kosovare, Uta Ibrahimi sot e përmbylli ngjitjen e 14 majave më të larta në botë.
Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se me suksesin në majën Kanchenjunga, njërën ndër më të rrezikshmet në Himalaje, Uta bëhet personi i parë nga Ballkani dhe gruaja e parë shqiptare që ngjitet në të gjitha 14 majat më të larta në botë
“Me suksesin në majën Kanchenjunga, njërën ndër më të rrezikshmet në Himalaje, Uta bëhet personi i parë nga Ballkani dhe gruaja e parë shqiptare që ngjitet në të gjitha 14 majat më të larta në botë.
Një arritje historike dhe frymëzuese, që e vendos atë mes alpinistëve më të mëdhenj botërorë. Forca, guximi dhe përkushtimi i saj janë shembull për të gjithë, veçanërisht për gjeneratat e reja dhe për vajzat që ëndërrojnë lart.
Urime, Uta, krenari e Kosovës”, ka shkruar ai/GAZETA PAPIRUS/