GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

CEFTA s’e komenton bllokimin e produkteve kosovare nga Bosnja, iu mbetet dy shteteve ta zgjidhin çështjen

14/04/2023
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
CEFTA s’e komenton bllokimin e produkteve kosovare nga Bosnja, iu mbetet dy shteteve ta zgjidhin çështjen
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretariati i CEFTA-s (Marrëveshjes për Tregti të Lirë në Evropën Qëndrore) nuk ka komentuar mbi bllokadën e importit të produkteve kosovare në Bosnje dhe Hercegovinë.

Në një përgjigje me shkrim për Paparaci.com nga CEFTA kanë thënë se si organ teknik që mbështet punën e Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s, Sekretariati nuk është në gjendje të komentojë çështjet lidhur me tregtinë.

Megjithëkëtë, nga CEFTA kanë thënë se platforma për heqjen e barrierave jotarifore është ofruar për të gjithë palët që janë pjesë e marrëveshjes, ndërsa raportimi i barrierave mund të bëhet nëpërmjet bazës së të dhënave, por edhe përmes raportimit në organet e CEFTA-s.

“Duke iu referuar pyetjeve tuaja, dëshirojmë t’iu informojmë se si organ teknik që mbështet punën e Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s, i vetmi organ vendimmarrës në Marrëveshjen e CEFTA-s, Sekretariati i CEFTA-s nuk është në gjendje të komentojë asnjë çështje lidhur me tregtinë. Nga ana jonë, ajo që mund të themi është se CEFTA ka ofruar një platformë për heqjen e barrierave jotarifore përmes thjeshtimit të procedurave tregtare dhe adresimit të barrierave ekzistuese jotarifore përmes procedurave të përcaktuara në Marrëveshje. Një nga instrumentet e zhvilluara në këtë kontekst është raportimi i barrierave përmes bazës së të dhënave të barrierave të aksesit në treg, si dhe përmes raportimit në organet e CEFTA-s.”, thuhet në përgjigjen e CEFTA-s.

Dy javë më parë, konkretisht më 31 mars, kompania për prodhimin e produkteve të qumështit “VITA” ka raportuar nëpërmjet një komunikate për media se Bosnja dhe Hercegovina ka bllokuar nëpërmjet barrierave jo-tarifore produktet e kësaj kompanie.

E kjo bllokadë, e ka alarmuar Qeverinë e Kosovës. Përmes Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, qeveria ka kërkuar zyrtarisht llogari nga shteti fqinj rreth bllokadës ndaj prodhuesve vendor. Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari është deklaruar të mërkurën për këtë çështje.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë se qeveria, përmes Agjencisë së Ushqimit (AUV), ka kërkuar llogari nga Bosnjë e Hercegovina për bllokadat e vendosura ndaj eksporteve të Kosovës.

Kosova është ende në pritje të një përgjigjeje nga Bosnja, bëri të ditur ministrja në konferencën për media pas mbledhjes së kabinetit qeveritar në Prishtinë të mërkurën.

“Jemi njoftuar nga Oda e Afarizmit dhe konkretisht nga kompania dhe jemi në kontakt me Agjencinë e Ushqimit që është në kontakt me autoritetet e Bosnjes dhe urojmë sa më shpejt që t’i kthehet përgjigja zyrtare agjencisë së ushqimit për kërkesën e kompanisë VITA, sepse nuk është e drejtë ajo që po i ndodh kompanisë VITA”, tha Hajdari.

Ajo njoftoi gjithashtu se “VITA” nuk është kompania e vetme që ka probleme me eksportin e produkteve në Bosnjë e Hercegovinë.

Tags: Bosnja dhe HercegovinaCEFTAkosova
ShareTweetShare
Previous Post

Prokurorja e rastit tragjik në Pejë: Kemi siguruar dëshmitarë okularë, i dyshuari s’ishte në gjendje të flasë

Next Post

Noizy publikon me klip këngën “Jena Mbretër 2”

Next Post
Noizy publikon me klip këngën “Jena Mbretër 2”

Noizy publikon me klip këngën “Jena Mbretër 2”

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.