GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

“Çdo vit bëhet edhe më keq”, eksperti i mjedisit thotë se s’ka përmirësime për ndotjen e ajrit në Kosovë

08/03/2025
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
“Çdo vit bëhet edhe më keq”, eksperti i mjedisit thotë se s’ka përmirësime për ndotjen e ajrit në Kosovë
Share on FacebookShare on Twitter

Eksperti i mjedisit, Agron Bektashi, ka theksuar se ndotja e ajrit në periudhën tetor-mars është një problem i përsëritur çdo vit, veçanërisht në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq, ku janë zonat më të industrializuara dhe më të populluara.

Në një intervistë për Ekonomia Online, ai ka thënë se ndotësit kryesorë tani janë KEK-u dhe trafiku urban, i cili përkeqësohet me hyrjen e mbi 30-40 mijë makinave në Prishtinë çdo mëngjes.

“Fatkeqësisht situata me ndotjen e ajrit posaçërisht në periudhën tetor-mars, po përsëritet çdo vit. Posaçërisht këtë pjesën që mbulon Prishtinën, Fushë Kosovën dhe Obiliqin, e cila është pjesa më e industrializuar. Është e mbi populluar dhe sasia e njerëzve që veprojnë e punojnë është më e madhe”, tha ai.

Bektashi tha se trafiku urban është ndotësi më i madh.

“Por çdo vit bëhet edhe më keq, para 20 viteve KEK-u ka qenë ndotësi kryesor, tanimë bashkë me KEK-un kemi trafikun urban që është një ndotës shumë i madh, vetëm në Prishtinë hyjnë në mëngjes mbi 30-40 mijë makina, plus makinat e Prishtinës”, ka thënë ai për Ekonomia Online.

Bektashi ka thënë se, përveç trafikut, nxehja individuale dhe përdorimi i elektrofiltrave në industri mund të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

“Nëse kësaj ia shtojmë nxehjen individuale, atëherë mund të them se situata me ndotje dhe me cilësi të ajrit, posaçërisht në këtë periudhë pesë mujore nuk po përmirësohet. Është shumë vështirë që të bëhen parashikime është shumë vështirë po varen shumë aspekte, nëse të ardhmen punohet në shkarkimin e trafikut nga qendra me Bypass nëse popullata e madhe, pjesë e Prishtinës mbi 60 për qind kyçet në Termokos, edhe nuk përdorë nxehje individuale, edhe nëse përdoren industritë i përdorin elektrofilterat mund të presim përmirësim të ajrit, në të kundërtën situata do të vazhdojë njëjtë”, theksoi eksperti Bektashi.

Megjithatë, ai ka paralajmëruar se pa masa të tjera, situata do të vazhdojë të mbetet e njëjtë.

“Tani në vendin e 46 nuk di çka të them nganjëherë po biem edhe më poshtë, varësisht si është dimri dhe furnizimi i popullatës, me një fjalë ka vite mbi 15 vite situata në këtë periudhë nuk ka përmirësime”, ka thënë ai për Ekonomia Online.

Ndryshe, ditë më parë, sipas matjeve të “IQ Air”, është renditur e 46-ta në botë si ajrit më të ndotur.

Tags: Agron Bektashifushe kosovePrishtine
ShareTweetShare
Previous Post

Ndodh edhe kjo: Në kalendar nuk ekziston 30 shkurti, por në afatin e kërpudhave po

Next Post

Antidroga aksion në Prizren: Kapen mbi 11 kilogramë marihuanë, arrestohen dy persona

Next Post
Antidroga aksion në Prizren: Kapen mbi 11 kilogramë marihuanë, arrestohen dy persona

Antidroga aksion në Prizren: Kapen mbi 11 kilogramë marihuanë, arrestohen dy persona

Lajmet e fundit

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

18/05/2025
Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

18/05/2025
Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.