GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Çdo i shtati qytetar në Kosovë ka një armë ilegale

08/05/2022
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Çdo i shtati qytetar në Kosovë ka një armë ilegale
Share on FacebookShare on Twitter

Në duar të qytetarëve të Kosovës, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, janë rreth 250 mijë armë ilegale. Sipas eksperteve të sigurisë, kjo shifër paraqet rrezik për jetën e qytetarëve dhe sigurinë publike. Prandaj, bëjnë thirrje që institucionet e sigurisë të ndërmarrin një fushatë për legalizimin e armëve pa leje.

Rastet e sulmeve me armë zjarri janë shpeshtuar së fundmi. E këto sulme nuk po kursejnë as Policinë e Kosovës.

Vetëm javën që e lamë pas, janë regjistruar dy raste kur qytetarët i kanë drejtuar armën Policisë së Kosovës,

 

Por, shqetësues është numri i madh i armëve që qarkullon në duart e qytetarëve.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme janë rreth 250.000 armë ilegale, të cilat janë në përdorim ilegal nga qytetarët.

Sipas kësaj shifre, i bie që çdo i shtati qytetar potencialisht mund të ketë një armë pa leje.

Sipas MPB-së nga hulumtimi i fundit janë rreth 100.000 armë ilegale më pak. Në kohën e hulumtimit të cilit i referohet kjo Ministri kanë qenë rreth 360.000 armë ilegale.

Deri në vitin 2010 sipas MBP-së  rreth 35.000 armë janë regjistruar në administratën e UNMIK.

Në pesë vitet e fundit, sipas të dhënave zyrtare, Policia e Kosovës ka konfiskuar 6.538 armë pa leje.

Drejtori i Departamentit për Siguri Publike, Mensur Hoti, në komisionin për Siguri dhe Mbrojtje ka deklaruar se me ligjet e Kosovës janë rreth 37 mijë armë të legalizuara.

Në vitin 2017 me qëllim të legalizimit të armëve ishte miratuar Ligji për legalizimin dhe dorëzimin e armëve.

Sipas MPB-së, gjatë kësaj periudhe janë dorëzuar 2000 kërkesa për legalizim.

Numri kaq i vogël i kërkesave për legalizim të armëve, sipas njohësve të fushës së sigurisë, tregon se kjo strategji nuk ka funksionuar.

Drizan Shala thotë se në mënyrë që të rritet numri i armëve të legalizuar duhet të ndryshohet stretegjia në raport me qytetarët.

Drizan Shala, njohës i fushës së sigurisë, thotë se numri i madh i armëve pa leje po ndikon që të ketë shtim të numrit të incidenteve ku po përdoren armët e zjarrit. Në mënyrë që të reduktohet kjo dukuri ai kërkon që për armë-mbajtje pa leje të ketë dënime më rigoroze.

“Në mënyrë që të rritet numri i armëve të legalizuar duhet të ndryshohet stretegjia në raport me qytetarët”, ka thënë Shala.

Sa janë të rrezikshme armët, tregojnë instruktorët e armëve të cilët menaxhojnë edhe poligone të gjuajtjes.

Osman Hajrizi, instruktor për armë, ka treguar se trajnimet teorike dhe praktike janë shumë të rëndësishme në mënyrë që kandidatët të përvetësojnë aftësitë për përdorim.

Përpos kufizimit të llojeve të armëve, ndër to armët automatike, ligji për armët kërkon disa kritere në mënyrë që një qytetar të pajiset me leje për armë.

Aplikuesi duhet të jetë mbi moshën 21 vjeçare, të posedojë aftësi psiko-fizike, të mos ketë probleme me ligjin, të mos paraqesë rrezik për rendin dhe sigurinë publike. Po ashtu, kusht mbetet nënshtetësia e Republikës së Kosovës. /PortaliD/

Tags: janë rreth 250 mijë armë ilegaleMinistrisë së Punëve të Brendshme
ShareTweetShare
Previous Post

Si ndodhi vrasja e kosovarit nga dhëndri i tij në Gjermani

Next Post

Vëllezërit Zogaj: këngën për Dëshmorët e Lladrocit

Next Post

Vëllezërit Zogaj: këngën për Dëshmorët e Lladrocit

Lajmet e fundit

Bahtiri: VV e gatshme të jap kontribut për të zhbllokuar këtë situatë

Bahtiri: VV e gatshme të jap kontribut për të zhbllokuar këtë situatë

25/05/2025
Kadrijaj: S’presim ndonjë ndryshim as sot, ai duhet të vijë nga VV-ja nëse e ndryshojnë kandidatin

Kadrijaj: S’presim ndonjë ndryshim as sot, ai duhet të vijë nga VV-ja nëse e ndryshojnë kandidatin

25/05/2025
Reagon polici ndaj të cilit Serbia lëshoi fletarrest: Do vazhdoj me integritet dhe përkushtim

Reagon polici ndaj të cilit Serbia lëshoi fletarrest: Do vazhdoj me integritet dhe përkushtim

25/05/2025
Vedat Muriqi mbylli sezonin me Mallorcan, veç shtatë gola nga sulmuesi kosovar

Vedat Muriqi mbylli sezonin me Mallorcan, veç shtatë gola nga sulmuesi kosovar

25/05/2025
E rëndë: Vdes 20-vjeçari në vendin e punës në Ulqin

E rëndë: Vdes 20-vjeçari në vendin e punës në Ulqin

25/05/2025
Financat e ushtrisë amerikane, Trump thotë se nuk do të prekë asnjë cent nga buxheti një trilion dollarësh

Financat e ushtrisë amerikane, Trump thotë se nuk do të prekë asnjë cent nga buxheti një trilion dollarësh

25/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Bahtiri: VV e gatshme të jap kontribut për të zhbllokuar këtë situatë

Bahtiri: VV e gatshme të jap kontribut për të zhbllokuar këtë situatë

25/05/2025
Kadrijaj: S’presim ndonjë ndryshim as sot, ai duhet të vijë nga VV-ja nëse e ndryshojnë kandidatin

Kadrijaj: S’presim ndonjë ndryshim as sot, ai duhet të vijë nga VV-ja nëse e ndryshojnë kandidatin

25/05/2025
Reagon polici ndaj të cilit Serbia lëshoi fletarrest: Do vazhdoj me integritet dhe përkushtim

Reagon polici ndaj të cilit Serbia lëshoi fletarrest: Do vazhdoj me integritet dhe përkushtim

25/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.