Analisti i Sky Sports Jamie Carragher është i bindur se vendimi i Granit Xhakës për të reaguar ndaj një incidenti me Trent Alexander-Arnold i kushtoi Arsenalit në barazimin 2-2 të dielën kundër Liverpoolit.
Jamie Carragher e kritikoi ashpër Granit Xhakën dhe pretendoi se mesfushori i Arsenalit e ktheu në lojë Liverpool-in pasi nga ai moment u zgjuan tifiozët në “Anfield Road”.
“Mendoj se kjo e bëri Liverpoolin të kthehet në lojë. Jam i kënaqur që Xhaka e bëri këtë, por njëkohësisht jam i zemëruar me të. Unë nuk jam një tifoz i Arsenalit, por nëse do të isha një tifoz i “Topçinjëve”, atëherë do të shpërtheja, nuk e di çfarë bëri, nuk e kutoj pse? Është shumë e çuditshme! Loja ishte në në duart e tyre, dhe çfarë bëri ai, e ngacmoi turmën në “Anfield” pas përplasjes së Xhakës me Arnoldin”, tha Carragher për Sky Sport.
Arsenali është akoma lider në tabelë me 73 pikë, gjashtë më shumë se Manchester City i vendit të dytë që ka një ndeshje më pak.