Modelja dhe aktorja e njohur britanike, Cara Delevingne, ka tërhequr gjithë vëmendjen në premierën botërore të dokumentarit të ri të National Geographic, “Ocean With David Attenborough”, që u mbajt më 8 maj në Londër.
E njohur për stilin e saj të guximshëm dhe origjinal, 32-vjeçarja u shfaq me një fustan tërësisht transparent, të bërë nga një pëlhurë shumë e rrallë dhe e vjetër.
Fustani i punuar me dorë, i quajtur tyl-bi-telli, daton që nga viti 1920 dhe vjen nga Kajro, Egjipt, duke i dhënë veshjes një vlerë historike dhe artistike të veçantë. Sipas raportimeve, çmimi i fustanit është 10,040 dollarë (rreth 9,300 euro).
Delevingne kishte zgjedhur të vishte të brendshme me dantella të zeza, ndërsa në vend të reçipetave, kishte mbuluar pjesën e sipërme të trupit me një xhaketë të zezë të gjerë, duke ruajtur një ekuilibër mes elegancës dhe ekspozimit.
Dekolteja e fustanit ishte e zbukuruar me argjend të vërtetë, ndërsa pamjen e saj unike e kompletoi me një varëse të zezë në formë shqiponje dhe këpucë me platformë të zezë. Cara u shoqërua në tapetin e kuq nga motra e saj e madhe, Poppy Delevingne, e cila është shtatzënë dhe pret fëmijën e saj të parë me partnerin Archie Keswick.
Dokumentari “Ocean With David Attenborough” sjell një pasqyrë mbresëlënëse mbi bukurinë e oqeaneve, por edhe kërcënimet që i kanosen atyre nga aktiviteti njerëzor, duke synuar të nxisë ndërgjegjësim për mbrojtjen e jetës detare.
Paraqitja e Cara Delevingne edhe një herë dëshmoi se ajo mbetet një ikona mode dhe individualiteti, që di të kombinojë trashëgiminë kulturore me stilin modern në mënyrë krejt të natyrshme.