Lideri i Socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak, teksa ka folur për mundësinë e ndryshimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka bërë thirrje tek politikanët në Beograd dhe Prishtinë që të kenë kujdes rreth kësaj çështjeje, pasi një zgjidhje e tillë do të ketë efekt jo vetëm në regjion, por edhe në të gjithë botën gjithashtu, shkruan Gazeta Express.
Çanak ka thënë se ndryshimi i kufijve mund të sjellë edhe luftë të re.
“Ne jemi të bindur se çdo shkëmbim i territoreve, nuk mund të ndodhë pa një tragjedi të re dhe pa përplasje ndëretnike”, ka thënë Çanak në një reagim, raporton Tanjug.
Ndryshe ideja e ndryshimit të kufijve është kundërshtuar nga të gjithë liderët e partive politike në Kosovë, përveç presidentit Hashim Thaçi.