Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim thotë se pas numërimit të të gjitha votave, shpërndarja e mandateve është bërë e qartë dhe nuk priten ndryshime.
Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të marrë 48 mandate, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 24, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 20, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 8 mandate.
Cakolli thekson se votat me kusht pritet të ndjekin të njëjtin trend si votat e rregullta dhe nuk do të sjellin ndryshime të mëdha.
Ai shton se e vetmja mundësi për një ndryshim të mundshëm në shpërndarjen e mandateve është nëse LDK arrin të marrë mbi 20% të votave me kusht, duke fituar një mandat nga PDK, por kjo kërkon një ndryshim të dukshëm të trendit, që deri më tani nuk ka ndodhur.