GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Bytyqi: Në vitin 2023 do të përgjysmojmë inflacionin

21/03/2023
në Ballina, Ekonomi, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Bytyqi: Në vitin 2023 do të përgjysmojmë inflacionin
Share on FacebookShare on Twitter

“Në vitin aktual 2023 do ta përgjysmojmë inflacionin, ndërsa viti 2024 do të jetë vit i rimëkëmbjes ekonomike me trend pozitiv ekonomik”, tha zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, në intervistën për emisionin “Çka mendon populli”, që transmetohet në TV Star nga Shtipi.

Zëvendëskryeministri Bytyqi tha se në Evropën të cilës i përkasim, më saktë në vendet e Bashkimit Evropian (BE) dhe vendet aspirante, është një konkluzioni, se ne e trajtuam mirë krizën energjetike dhe ekonomike dhe kjo do të ketë efekt në uljen e inflacionit, jo vetëm këtu, por kudo në Evropë.

“Inflacioni në vendin tonë është i importuar, sepse sa më shpejt të rimëkëmben ekonomitë e vendeve anëtare të BE-së, aq më shpejt do të rimëkëmbemi. Parashikimi ynë është që këtë vit do të përgjysmojmë inflacionin nga ai që kishim vitin e kaluar, dhe duke përjashtuar rastet e mëdha me luftën në Ukrainë, do të kemi një rimëkëmbje këtë vit, ndërsa parashikimi për vitin 2024 është që të gjitha ekonomitë, veçanërisht ato me të cilat ne jemi të varur nga importi dhe eksporti do të rimëkëmben, përfshirë këtu edhe tonën”, tha Bytyqi, ndërsa shtoi se tensionet politike në vend, veçanërisht ato për politike ditore, pengojnë rimëkëmbjen më të shpejtë të ekonomisë sonë.

Zëvendëskryeministri Bytyqi iu referua edhe temave aktuale të ekonomisë, veçanërisht ngrirjeve të fundit të çmimeve, për të cilat tha se janë masa me të cilat shteti mbron qytetarin nga papërgjegjshmëria sociale e disa faktorëve ekonomikë.

Zëvendëskryeministri tha se efekti afatshkurtër i ngrirjes së çmimeve është që t’i ndihmojë qytetarët që të mos ngelin të vetëm duke mbajtur barrën më të madhe të rritjes së çmimeve, veçanërisht pas subvencionimit të kompanive, të cilat pavarësisht parave publike të marra, prapë i rritën çmimet e produkteve bazë.

Tags: fatmir bytyqiinflamacioni
ShareTweetShare
Previous Post

Vuçiqi: Të gjitha pikat e marrëveshjes me Kosovën do t’i zbatojë, përveç anëtarësimit në OKB

Next Post

PSD bën thirrje për protestë kundër Asociacionit, me banner të Kurtit si “pinokio”

Next Post
PSD  bën thirrje për protestë kundër Asociacionit, me banner të Kurtit si “pinokio”

PSD bën thirrje për protestë kundër Asociacionit, me banner të Kurtit si “pinokio”

Lajmet e fundit

Aksion i policisë te Liqeni i Ujmanit, largohet një institucion ilegal

Aksion i policisë te Liqeni i Ujmanit, largohet një institucion ilegal

20/05/2025
Jasharaj: 4 vjet me Albin Kurtin kanë qenë shumë të vështira për ne

Rrahman Jasharaj në gjendje të rëndë shëndetësore

20/05/2025
“Bëhuni gati me qajt”, Bardhi e Ronela do t’ju prekin zemrat me “Harram”

“Bëhuni gati me qajt”, Bardhi e Ronela do t’ju prekin zemrat me “Harram”

20/05/2025
Serbia publikon listën për ndeshjen me Shqipërinë

Serbia publikon listën për ndeshjen me Shqipërinë

20/05/2025
Shawn Mendes vjen për herë të parë në Kosovë

Shawn Mendes vjen për herë të parë në Kosovë

20/05/2025
Albin Kurti dhe shumica e ministrave që fituan vota për deputet duhet të dorehiqen para certifikimit – kështu thotë Ligj i ri

Kurti në Podujevë s’u përgjigjet gazetarëve: Çështjet e bllokimit në Prishtinë, këtu jemi për ndërtim

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Aksion i policisë te Liqeni i Ujmanit, largohet një institucion ilegal

Aksion i policisë te Liqeni i Ujmanit, largohet një institucion ilegal

20/05/2025
Jasharaj: 4 vjet me Albin Kurtin kanë qenë shumë të vështira për ne

Rrahman Jasharaj në gjendje të rëndë shëndetësore

20/05/2025
“Bëhuni gati me qajt”, Bardhi e Ronela do t’ju prekin zemrat me “Harram”

“Bëhuni gati me qajt”, Bardhi e Ronela do t’ju prekin zemrat me “Harram”

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.