“Më 10 shkurt të vitit 2007 Albin Kurti ka deshtë me pengu shpalljen e pavarësisë” – kështu ka shkruar gazetari Berat Buzhala duke drejtuar akuza të forta ndaj kryeministrit të Kosovës.
Buzhala ka shkruar në Facebook se Kurti ka “gënjyer se Amerika nuk do ta njeh pavarësinë” dhe kësisoj ta ndalë procesin e shpalljes të Kosovës shtet të pavarur.
Në fund, ai e ka quajtur “matrapaz” liderin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Postimi i plotë:
Me 10 shkurt te vitit 2007 Albin Kurti ka deshte me pengu shpalljen e pavaresise.
Ai, gjate asaj periudhe kohore, ka genjy non stop tuj thane qe Amerika nuk ka me na njofte. Ka video te tij.
Qellimi i tij final ka qene me e ndale procesin. Nuk e di kujt ka deshte me i bo argat, ama Kosoves.
Mos besoni ne rrena. Mos e lejoni me u ndryshu historia.
Ky eshte matrapaz. Ose edhe me keq.