Gazetari Berat Buzhala ka bërë një deklaratë të fortë kundër kryeministrit Albin Kurti, duke pretenduar se ai ka përpiluar lista të vrasjes.
Sipas Buzhalës, kryeministri aktual është i njëjti person si në vitet 2015 dhe 2016, ku edhe ai e shpalosi këtë pretendim për herë të parë në Klan Kosova.
“Ka bërë lista të vrasjes, dhe jam i gatshëm të përballem në gjyq me të”, deklaroi Buzhala.
“Kryeministri është i njëjti person i vitit 2015 dhe 2016, po e them për herë të parë në këtë emision. Ka bë lista të vrasjes, jam në gjendje me u përball në gjyq me të. 3 njerëz kanë qenë aty”.
“Le të më padit dhe kam me i thirr ata dy tjerët kush janë edhe kush janë kanë në lista të vrasjes sepse në një takim në banesë ka thanë pa u derdhë gjaku s’ka asgjë. Sot në Pejë ky e bëri këtë sen”, tha Buzhala.