Gazetari Berat Buzhala prape është marre me komunitetin LGBTI duke i kundershtuar krerët fetarë.
Postimi i tij i plotë :
Kreret fetare qe po e kundershtojne ligjin per martesat e personave te se njejtes gjini, a po tuten qe ka me i martu dikush me zor me njani tjetrin, a cka?
E kam thane edhe here te tjera, une personalisht mendoj qe eshte vlere e shtume e shoqerise tone lejimi i ketyre martesave. Eshte vullnet i lire i personave qe kane tjeter orientim seksual.
Pse duhet dikujt me i pengu nje gje e tille? Pse ti duhesh me u perzi ne kete teme? Me cfare te drejte shumica duhet me imponu vullnetin ndaj pakices?
Deri neser dikujt nga shumica ka me i pengu qysh dikush ne pakice po flet tjeter gjuhe, po lutet ndryshe, po ushqehet ndryshe?
Religjionet kryesore monoteiste ne bote pajtohen me njana tjetren ne shume pak tema, njana prej tyne homoseksualizmi. Kjo eshte nje farse e tmerrshme.
Ne kushte normale, keta vriten edhe me njani tjetrin, deri ne besimtarin e fundit, qysh ka ndodhe ne te kalumen. Nese ka pase ma shume katoliki kane vra hebrenjte e myslimanet, e nese ka pase ma shume myslimane i kane vra katoliket e hebrenjte, e edhe hebrenjte kur ta nxojne far pakice myslimane nuk jau lojne keq.
Tash keta po shesin moral? Leni more dokrrat, se po flasim per vullnet te lire.
Une per kete teme nuk kam konsensus as ne familjen teme. Jam i lumtun qe çikat e mdhaja, ne kete teme, i kam ne te njejten mendim. Njejte i kisha deshte, njejte i kisha pranu, edhe nese jane hetero, edhe nese kishin me qene homo.
A kisha pase deshire me qene hetero? Po, patjeter. A i kisha pranu njejte, absolutisht patjeter. A kisha deshte me i pase te drejtat e plota? Kisha luftu per ato te drejta.
Me u sjelle ne shekullin 21 me mendesi primitive, kunder cdokujt qe eshte ne pakice eshte e tmerrshme. Pse s’po boni thirrje qe Kosova me apliku ne aleanca te tjera politike, e jo ne BE. Shkoni knej kah Putini, a knej kah Azia a?
Perndryshe shume bre dyshoj qe keta qe i japin zor kesaj teme, pra qe kerkojne me i pushkatu homoseksualet, dikund nje kompleks personal e kane, se perndryshe qishtu nuk kishin fole.
Per dallim prej Albin Kurtit, une jam PER te drejta te homoseksualeve edhe ne Twitter edhe ne FB.