Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së, e ka komentuar në ATV pjesën e dytë të përgjimeve të publikuara nga gazeta Nacionale. Në komentet e saj, Kusari-Lila deklaroi se biseda është montuar.
Tutje, shefja e deputetëve të VV-së, deklaroi se do ta hedh në gjygj gazetarin Berat Buzhala.
“Biseda ka ndodhur, por është e prerë dhe e montuar për arsye se vërehen shkëputjet, në veçanti kur ai e përmend sa herë kemi folë dhe mandej del menjëherë te përgjigja te ambasada amerikane dhe pjesa e fundit, kur e lexon mesazhin e Radoiçiqit, se tash e vërej se kanë bërë një manipulim me mënyrën si e prezantojnë, ka të bëjë me pjesën e fundit ku ai gjithashtu në atë letër e përmend që përveç që Qeveria Kurti e ka largu prej Kosovës dhe po mundohet sipas Radoiçiqit, me e eliminu politikisht, ai do të luftojë me krejt çfarë ka në dorë ta rrëzojë këtë Qeveri. Gjithashtu, në fund të letrës, unë e pyes a ka më diçka tjetër me shtu, thotë jo, i them tash mundesh me shku dhe kjo ka qenë në fakt e fundit që ne e kemi bisedu edhe kjo ka ardhë si rrjedhoje të votimit të tyre për Ligjin për Pagën Minimale.” – tha Kusari-Lila.
E pas gjithë këtyre deklaratave dhe akuzave pa fakte të Kusari-Lilës, ka reaguar Buzhala. Gazetari Buzhala ka publikuar një video, ku e ka publikuar komplet bisedën, për të cilën Kusari-Lila hedhi dyshime se është montuar e cunguar. Në video shihet se biseda nuk është montuar e as cunguar.