Shqiptari (2)
Ndihma i ka bërë fukarenjë.
Liria i ka bërë të egër.
1. Menjëherë pas luftës, shqiptarët prisnin në rend para kamionëve të organizatave humanitare për të marrë ndihma në kuzhinat popullore, ushqime të nxehta, piré të gatshme dhe copa të ziera të mishit.
Gati askush nuk e mbillte tokën, sepse nuk kishte hesap:
u përhap propaganda se më llogari ke ta blesh miellin e gatshëm, sesa ta mjellësh grurin.
Kjo propagandë ishte aq e madhe sa që askush nuk mbillte as qepë, se ta qet shtrenjtë!
Më e shtrenjtë fara e qepës sesa qepa…
Burri rrinte gjithë ditën e lume n’ballkon me gra tuj pi çaj e tuj bë llaf për seriale, e para hundëve e kishte bahqen ku mund ta mbjellte kepën, hudrën e domaten, por nuk e mbillte ‘sepse më lirë i kushtonte ta blinte sesa ta mbillte’.
Të gjithë popujt e tjerë kishin hesap ta mbillnin tokën, përveç shqiptarët.
Dhe kështu, nga dembelia dhe nga propaganda kundër bujqësisë, Kosova u kolonizua ekonomikisht nga Serbia…
sepse shqiptarët nuk ‘kishin llogari të blenin rasadin m’i mbjell dy lehë qepë në oborrin e shtëpisë….’,
…më llogari kishin të prisnin kamionin me
ndihma, paret nga diaspora dhe të bënin llaf e muhabet me komshike në ballkon, ku çaji nganjëherë shoqërohej edhe me gurabija (t’bleme).
Kështu lindi pas luftës varfëria në Kosovë, nga dembelia e shqiptarëve.
Shqiptari është dembel vetëm në Kosovë – ku i shitet.
Aradhat e mëdha zhdirgjeshin teposhtë, me aktashne e me rrypa apasaç drejt Institucioneve:
për ta udhëhequr Librin (pa
lexuar libër në jetë;
për ta udhëhequr kulturën (pa ditur t’i fshijnë qurrat e veta);
për ta udhëhequr shëndetësinë (pa pasur haber as për shëndetin personal)…
Dhe kështu lindi mjerimi në liri, me propagandën: më llogari ke me ble miellin nga Serbia sesa me mbjell grurin në arën tënde’!
Më hesap ke me lënë tokën shkret.
Burri shqitar sot e ka arën shkret, dhe shkon punon për një rrogë 200 Euro diku në ndërtimari…kah të kthehet në shtëpi i blen patatet…sepse, s’ka llogari me mbjell patate…
Dhe s’ka llogari t’u rrijë pulave prapa për vezë…më llogari ka t’i rrehë temat e politikës së nalt…
2. Liria i ka bërë të egër.
Shqiptari i lirë – nuk ka dhënë rezultate pozitive…
në çastin që u çlirua, shqiptari u bë bishë dhe kërkoi robër që t’i udhëhiqte.
Veç me gjetë dikë, diçka që e udhëheq…çkado diçka…një fëmijë që e sundon…Një lopë që e rreh kur e çon me kullotë…Një njeri të frikësuar që e lmerom..Një fukara që e ‘blen’ (para kamerave).
Nuk ndjehesh i lirë nëse nuk e sundon dikë tjetër…nëse liria e dikujt tjetër nuk varet prej teje – Ti si Kryetar i Lirisë.
Tash që Kosova e braktisur s’është më interesante për askënd, dhe se nëse çelet rruga për perendim, sot do të zbrazej vendi, shqiptarët sillen si ekstremistë fetarë.
Kuvendi i Kosovës bën si Sheriati…
Gratë e mbuluara deputete përzihen në shtratin e tjetrit, i mësojnë burrat e huaj se kush duhet të bëjë seks dhe me kë…Është turp me fol për seksin e tjetrit- më beso.
Pra, shqiptari i lirë e sjell Sheriatin në Kuvend. Shqiptari i lirë e ka humbur rrugën.
Shqiptari i lirë e ka sjell mjerimin.
Shqiptari u bë Rob i Lirisë së tij…
Dhe ia kufizon të drejtat tjetrit që mendon dhe ndjen ndryshe.
Prandaj, Kosova sot duket si një provincë islame: e varfër, e nënçmuar, e mohuar dhe e përjashtuar pikërisht nga shtetet islame.
Dhe…ajo vajza lypësare që u martua për mbretin….
Një ditë mbreti e gjeti të veshur me lecka para pasqyrës, duke luajtur lypësaren, me mall e me zjarr…
Nëse iriqi nuk hiqet prej therrave, as robi nuk bëhet me zor i lirë…!
Aq gjatë ka jetuar i robëruar sa që e merr malli për robëri.
P.S. Quotes nga filmi ‘Ronin’ (1998):
– Spence (SEAN BEAN): You ever kill anybody?
– Sam (ROBERT DE NIRO): I hurt somebody’s feelings once.