Një grua është kthyer te familja e saj e vajzërisë pasi është rrahur nga burri i saj në Fushë Kosovë.
Me vendim të prokurorit, burri është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
DHUNË NË FAMILJE /Fushë Kosovë 05.02.2022 – 20:00. Me datë 11.02.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes, viktimës femër kosovare. Viktima është kthyer në familjen e vajzërisë. Ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.