Një burrë është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Rastin në polici e ka raportuar viktima e cila ka thënë se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje. E njëjta ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta është dërguar në strehimore pasi ndihet e rrezikuar.
“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta është dërguar në strehimore pasi ndihet e rrezikuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Papirus/