Faik Rexhepi, burri nga Presheva që u shndërrua në simbol të rezistencë kundër Sllobodan Millosheviqit, vdiq ditën e diel në Prishtinë.
Faik Rexhepi, i cili punonte në ndërmarrjen “Feronikeli” në Drenas, në gusht të 90-tës bashkë me kolegët e tjerë kishin dalë që ta prisnin një delegacion të Kongresit amerikan. Me këtë rast, policia serbe kishte ndërhyrë ashpër, duke tentuar që ta shpërndante masën.
Por, i vetmi që nuk luajti vendit ishte Faiku, i cili u ul këmbëkryq midis turmës, transmeton Klankosova.tv.
Para disa vitesh pikërisht në vendin ku ai protestoi u vendos një monument që u quajtur “Burri që s’luajti vendit!”, në shenjë nderimi për veprën e tij.
E në këtë monument sot u vendosën lule, në shenjë respekti për Faikun.