Një ish-ushtarak i regjimentit Ghurka të ushtrisë britanike ka hyrë në librin e rekordeve pasi arriti të ngjitej në majën më të lartë të botës pa këmbë.
Hari Budha Magar e kreu me sukses sfidën e vështirë të ngjitjes së Everestit ndonëse të dy këmbët i humbi nga gjuri e poshtë gjatë shërbimit të tij në Afganistan dhe në vend të tyre ka vendosur proteza.
43 vjeçari deklaroi për mediat se të gjithë duhet të ndjekin ëndrrat e tyre pavarësisht pamundësive të tyre.
Magar lindi në malet e Nepalit dhe më pas shërbeu për 15 vite në regjimentin Gurkha të ushtrisë britanike. Ai humbi këmbët nga shpërthimi i një bombe në Afganistan në vitin 2010.