Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një burrë pasi dyshohet se i njëjti përmes rrjeteve sociale ka kanosur një grua.
I njëjti është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
‘‘Eshtë arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale dyshohet se kishte kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje’’, ka bërë të ditur policia, transmeton Gazeta Papirus.