GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Burri i Merkelit s’u përzi në politikë, pushimet i paguante vetë dhe s’ishte në inaugurimin e saj

11/02/2022
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Burri i Merkelit s’u përzi në politikë, pushimet i paguante vetë dhe s’ishte në inaugurimin e saj
Share on FacebookShare on Twitter

Angela Merkel konsiderohet si një prej grave më të fuqishme në botë. Për 16 vite e 16 ditë ajo e ka udhëhequr Gjermaninë. Për jetën e ish-kancelares gjithmonë është ditur pak, derisa bashkëshorti i saj, Joachim Sauer është paraqitur tepër rrallë krahas saj në evente politike. Profesori strikt i kimisë, siç përshkruhet nga studentët e tij, nuk mori pjesë as në inaugurimin si kancelare të Merkel, pushimet me të i paguante vet dhe refuzonte t’i shfrytëzojë privilegjet nga paratë e shtetit. Sauer për gati dy dekada, ka refuzuar gjithmonë të deklarohet për media, ani pse e respektonte shumë punën e tyre.

Partnerët e politikanëve ruajnë një vend glamuroz përkrah tyre në ceremoni e evente të ndryshme, duke përfshirë edhe Prindon Sadriun e Kosovës, bashkëshortin e presidentes Vjosa Osmani, i cili e shoqëron atë thuajse në çdo paraqitje dhe e komenton shpesh punën e saj, përcjell Demokracia.com.

Kjo nuk ka vlejtur kurrë për Joachim Sauer, bashkëshortin e gruas më të fuqishme në botë, Angela Merkel.

Sauer ka qenë gjithmonë një person kurioz në syrin e medias, pasi që është parë shumë rrallë krahas bashkëshortes së tij. Derisa në Kosovë, në kohën kur Prindon Sadriu po i sulmon gjithmonë mediat, duke e shpërfaqur patriarkalitetin dhe nevojën për të mbrojtur presidenten nga kritikat që ia bëjnë ato, Sauer nuk është deklaruar kurrë për media, as në kohët kur nuk pëlqehej shumë puna e Merkel.

Një fakt tepër interesant rreth tij, është se ai nuk ka marrë pjesë as në inagurimin e kancelares Angela Merkel. Ajo që vlen të theksohet, është se gjatë kohës kur çifti shkonin në pushime, “Zotëriu i parë” gjerman paguante vet qëndrimin dhe aeroplanin, derisa kancelarja udhëtonte me avionin e shtetit dhe me sigurimin e saj, përcjell Demokracia.com.

Gjatë periudhës 16 vjeçare sa ka shërbyer Merkel, Sauer ishte telefonuar për mediat njëherë për të komentuar një zhvillim, politik, ai kishte refuzuar të përgjigjet për këtë dhe për çdo çështje tjetër.

Mediat gjermane e respektojnë për së tepërmi bashkëshortin e Merkelit, ani pse ai kurrë nuk ka pranuar që t’u përgjigjet pyetjeve të tyre.

Sauer është profesor i kimisë i cili nga studentët e tij komentohet si person shumë strikt, që ndalon bisedat, ushqimin apo pijet në ligjeratat e tij.

Merkel ishte pyetur për mungesën e tij në ceremoni të ndryshme. Kancelarja gjermane nuk kishte hezituar të përgjigjet, duke thënë se ai i bashkohet asaj në këtë evente vetëm në rastet kur rrezikohet të shkaktohet ndonjë skandal diplomatik, përcjell Demokracia.com.

Kolumnisti Hugo Mueller Vogg i të përditshmës gjermane “Bild” kishte deklaruar se Sauer u qëndron principeve të tij dhe se kjo e bën të që të adhurohet.

Të gjitha këto detaje rreth bashkëshortit të Merkelit i gjeni në një artikull të “Reuters” të titulluar “Mos e quani z.Merkel”, kjo pasi që pavarësisht se ka qenë partner i një personi shumë të fuqishëm, ai nuk është prekur kurrë nga ndjenja e inferioritetit.

Vlen të përmendet, se mediat në Kosovë janë duke u sulmuar jashtëzakonisht shumë nga Prindon Sadriu, bashkëshorti i Vjosa Osmanit, i cili i ka quajtur gazetarët “kriminelë”.

Çështja është thelluar edhe më shumë, kur presidentja në një paraqitje televizive së fundi, e ka mbrojtur atë duke gënjyer publikisht se i janë keqkuptuar deklaratat dhe duke i ftuar mediat të lexojnë më shumë./Demokracia.com/

 

ShareTweetShare
Previous Post

Një muaj paraburgim për punëtorët që përzien kufomat dhe më pas zhvarrosën ato (VIDEO)

Next Post

Reperi kosovar: Më mirë i burgosur në Zvicër, sesa i lirë në Kosovë (Video)

Next Post
Reperi kosovar: Më mirë i burgosur në Zvicër, sesa i lirë në Kosovë (Video)

Reperi kosovar: Më mirë i burgosur në Zvicër, sesa i lirë në Kosovë (Video)

Lajmet e fundit

Zyrtare: Xabi Alonso merr drejtimin e Real Madridit

Zyrtare: Xabi Alonso merr drejtimin e Real Madridit

25/05/2025
Zelenskyy: Heshtja nga SHBA vetëm inkurajon Putinin

Zelenskyy: Heshtja nga SHBA vetëm inkurajon Putinin

25/05/2025
Kryeziu: S’po shohim reflektim nga partitë opozitare, po duan bllokadë sepse s’është çështja te emri i Albulena Haxhiut

Kryeziu: S’po shohim reflektim nga partitë opozitare, po duan bllokadë sepse s’është çështja te emri i Albulena Haxhiut

25/05/2025
Gashi: LVV-ja po thotë që i ka numrat për qeveri, por s’i ka për Albulenën – degraduese dhe e panevojshme si gjuhë

Gashi: LVV-ja po thotë që i ka numrat për qeveri, por s’i ka për Albulenën – degraduese dhe e panevojshme si gjuhë

25/05/2025
Për herë të 21-të dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Për herë të 21-të dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës

25/05/2025
PDK nuk ndryshin qëndrim, Qalaj: Nuk e mbështesim Albulena Haxhiun për kryeparlamentare

PDK nuk ndryshin qëndrim, Qalaj: Nuk e mbështesim Albulena Haxhiun për kryeparlamentare

25/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Zyrtare: Xabi Alonso merr drejtimin e Real Madridit

Zyrtare: Xabi Alonso merr drejtimin e Real Madridit

25/05/2025
Zelenskyy: Heshtja nga SHBA vetëm inkurajon Putinin

Zelenskyy: Heshtja nga SHBA vetëm inkurajon Putinin

25/05/2025
Kryeziu: S’po shohim reflektim nga partitë opozitare, po duan bllokadë sepse s’është çështja te emri i Albulena Haxhiut

Kryeziu: S’po shohim reflektim nga partitë opozitare, po duan bllokadë sepse s’është çështja te emri i Albulena Haxhiut

25/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.