Një përballje tejet interesante ka ndodhur në Edicionin Festiv të emisionit Info Magazine.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ariana Musliu-Shoshi e ka sfiduar në lojën e Biliardos kryetarin e komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, i cili vjen nga Lëvizja Vetëvendosje.Në një moment Bulliqi nuk kishte arritur të godiste si duhet topin dhe dy deputetet ajo nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Valentina Bunjaku-Rexhepi dhe Musliu-Shoshi iu drejtua atij duke i thënë:
“A po e sheh që VV-ja nuk mundet as me goditë?”.
Momentin interesant mund ta gjeni nga minuta 15:34.
Kjo lojë kishte bërë bujë veçanërisht gjatë fushatës për balotazhin në zgjedhjet lokale në Prishtinës kur kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Arben Vitia dhe kryeministri i Kosovës njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, kishin zhvilluar një duel në biliardo.