Ministri i Jashtëm bullgar, Georg Georgiev, deklaroi se janë të pasakta informacionet që sugjerojnë se Bullgaria ka shprehur interesim jozyrtar në Deklaratën mbi Forcimin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes midis Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë, raporton bta.bg, transmeton Gazeta Papirus.
Tutje bëhet e ditur se ai iu përgjigj me shkrim deputetëve Xhipo Xhipov dhe Elisaveta Belobradova nga Vazhdo Ndryshimi – Bullgaria Demokratike”.
“Bullgaria është në dijeni të nismës së Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës dhe po analizon me kujdes tekstin e Deklaratës së Përbashkët të nënshkruar nga ministrat e mbrojtjes të tre vendeve në Tiranë më 18 mars 2025. Është i pasaktë informacioni publik që sugjeron se Bullgaria ka shprehur interes jozyrtar për t’iu bashkuar deklaratës”, shpjegoi Georgiev.
“Ministria e Jashtme ka marrë një kopje zyrtare të dokumentit të nënshkruar përmes një note verbale nga Ambasada e Shqipërisë në Sofje më 25 mars. Në asnjë moment nuk është kontaktuar apo konsultuar Ministria apo pala bullgare në lidhje me iniciativën nga propozuesit e saj dhe as nuk është bërë ndonjë ftesë zyrtare për anëtarësim, shtoi ai.