Ministri i Jashtëm I Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka udhëtuar drejti Kievit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook, ku ndër të tjerash ka treguar se është takuar me homologun e tij Dmitro Kuleba.
Ai poashtu njoftoi se do ta vendosin prapë në funksion ambasadën maqedonase në Ukrainë.
“Sapo mbërrita në Kiev, ku përveç takimit me kolegun tim Dmitro Kuleba, prap në funksion do ta vendosim edhe Ambasadën tonë në Ukrainë. Maqedonia e Veriut mbështet fuqishëm popullin e guximshëm ukrainas”, ka shkruar Osmani.