Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq sot mori pjesë në një takim jozyrtar të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë.
Ajo tha se kanë diskutuar për nismat që ekzistojnë në kuadër të Ballkanit të Hapur si dhe Samitin në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili do të organizohet nga Shqipëria këtë vit.
“Sapo përfundova vizitën time në Tiranë me ftesë të kryeministrit Edi Rama. Për të diskutuar kishim dy tema, njëra sigurisht që është Ballkani i Hapur por edhe Samiti i Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet nga Shqipëria në tetor të këtij viti, dhe për momentin Shqipëria është tërësisht e fokusuar në atë dhe çfarë mund të bëjmë më tej pas samitit të fundit që ishte në Berlin. Diskutuam gjithashtu për iniciativat që kemi në kuadër të OB që janë mjaft komplementare me samiti i procesit të Berlinit”, tha kryeministrja.
Ajo ka theksuar që para tre ditëve në Qendrën Kulturore Serbe në Paris është hapur ekspozita e përbashkët e Ballkanit të Hapur