Një burrë ka ecur 85 kilometra me kostum të një shpendi në rrezik zhdukjeje në Mbretërinë e Bashkuar.
Matt Trevelyan, 46 vjeç, krijoi një kostum tre metra të gjatë të një curlew, një specie shpendësh në rrezik në Mbretërinë e Bashkuar.
Atij iu deshën tri ditë për ta bërë kostumin, sipas New York Post.
I shqetësuar nga fakti që popullsia e shpendëve të tij të preferuar ka rënë për gjysmë gjatë 20 viteve të fundit, Trevelyan vendosi të ecë në rrugën Nidderdale Way në North Yorkshire për të rritur ndërgjegjësimin për këtë çështje.
Udhëtimi i tij mori dy ditë. Në ditën e parë, ai mbuloi 40 km dhe në të dytën, 45 km.
Trevelyan kaloi 12 orë në ditë duke ecur, duke pranuar se “nënvlerësova sa shpejt mund të eci”.