Britania e Madhe dhe Franca kanë firmosur sot marrëveshjen që synon t’i japë fund kalimeve të emigrantëve të paligjshëm për në ishull përmes kanalit të La Manshit.
Marrëveshja e firmosur nga sekretarja Suella Braverman shoqërohet me një paketë 63 milionë paund për autoritetet franceze, të cilat do të shtojnë patrullimet në plazhet nga ku nisen emigrantët.
Gjithashtu, stafi britanik do të dislokohet në Francë për të parandaluar kalimin e varkave të vogla, përmes të cilëve vetëm në vitin e fundit kanë shkuar në Britani mbi 40 mijë persona, një pjesë e të cilëve shqiptarë.
Ndërkohë, Britania dhe Franca kanë rënë dakord të rrisin bashkëpunimin për këtë çështje me partnerët evropianë, me një takim që do të planifikohet sa më shpejt të jetë e mundur.
Megjithatë, nuk do të ketë patrulla të përbashkëta midis oficerëve francezë dhe britanikë pasi Parisi vuri veton ndaj idesë.
Braverman e nënshkroi marrëveshjen me ministrin e brendshëm francez Gerald Darmanin në Paris këtë mëngjes.