Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Mitrovicës sot, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete brenda pak minutave, raporton Gazeta Sinjali.
Të dyja rastet i ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se në orën 17:12 është gjetur pa shenja jete një 56-vjeçar në rrugën ‘Fadil Deliqi’,
“Sot , rreth orës 17:12, është raportuar se në rrugën ‘ Fadil Deliqi” në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull reth 56 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për rastin. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, tha Zahiti.
Ndërsa viktima tjetër është një 77-vjeçar, trupi i të cilit u gjet saktësisht 8 minuta pas rastit të parë në rrugën ‘Ali Zeneli’
“Sot , rreth orës 17:20, është raportuar se në rrugën ‘ Ali Zeneli” në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull reth 77 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për rastin. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, njoftoi Zahiti për Sinjalin.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastet.