Lahi Brahimaj, deputeti i zgjedhur i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se nuk do të bashkëpunojnë me Lëvizjen Vetëvendosje në asnjë rrethanë edhe nëse u jepet ndonjë pozitë e lartë në formimin e institucioneve të reja.
Ai ka pohuar se këtë e ka për një periudhë të gjatë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, transmeton Gazeta Papirus.
Z. Ramush Haradinaj e ka thënë para zgjedhjeve në vazhdimësi se Z. Albin Kurti është e keqja e Kosovës, të njëjtën gjë e ka thënë edhe gjatë fushatës dhe të njëjtën gjë e ka thënë edhe pas zgjedhjeve”.
“Por, edhe të njëjtën gjë e tha edhe para një natë se në asnjë rrethanë, për asnjë çmim nuk do të jem me Z. Kurtin, në asnjë kalkulim”, ka thënë Brahimaj.