GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

“Bota ime u shkatërrua nga një raketë ruse”, në lot ukrainasi tregon se si humbi vajzën tre muajshe dhe bashkëshorten e tij nga bombardimet

26/04/2022
në Ballina, Botë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Yuriy Glodan ishte larguar nga banesa duke lënë atje familjen e tij, pasi kishte shkuar për të blerë gjërat që u nevojiteshin. Në momentin që kishte dëgjuar për shpërthimet ai ishte nisur drejt pallatit, i cili po digjej.

Gjithçka kishte marrë fund, pasi ai gjeti  trupin e bashkëshortes dhe nënës së saj  të vrara nga raketat ruse. Ajo që është edhe më dramatike është foshnja tre muajshe, Kiara e cila gjithashtu humbi jetën.

Tashmë në Odesa tre breza kishin humbur jetën, ndërsa viktima të këtij sulmi mbetën edhe pesë persona të tjerë.

Glodan ishte në ndërtesën e shkatërruar për të gjetur atë që mund të shpëtonte nga apartamenti. Albume fotografike, koleksioni i qeseve me sheqer të gruas së tij, shënime të shkruara me dorë, ndërsa të shkatërruar gjeti karrocën e vajzës së tij.

“Nëse i lë gjërat në banesë, do të bëhen plehra dhe njerëzit do t’i hedhin. Dua ta mbaj për kujtimet e mia”, tha ai për BBC.

Ai dhe gruaja e tij e ndjerë, Valeria ishin çift prej nëntë vitesh. Vajza e tyre kishte ardhur në jetë në fund të janarit, vetëm një muaj para fillimit të luftës.

“Ajo mund të gjente gëzim në çdo gjë. Odesa ishte qyteti i saj i preferuar. Punonte në PR dhe mund të komunikonte me shumë njerëz, t’i kuptonte ata. E admiroja sa shkrimtare e mirë ishte. Ajo ishte një nënë e shkëlqyer, shoqe, me të gjitha cilësitë më të mira. Do të jetë e pamundur për mua të gjej dikë tjetër si Valeria. Ajo ishte perfekte. Një person i tillë mund të të jepet vetëm një herë në jetë dhe është një dhuratë nga Zoti”, tha Glodan.

Yuriy foli edhe për vajzën e tij duke e konsideruar si një mrekulli, e cila nuk është më.

“Ne ishim shumë të lumtur kur ajo lindi. Isha në maternitet kur ajo lindi. Është shumë e vështirë për mua të kuptoj tani që vajza dhe gruaja ime nuk janë më këtu. E gjithë bota ime u shkatërrua dje nga një raketë ruse”

Ai dëshiron që bota të dijë për atë që ka ndodhur me familjen e tij, duke theksuar se ndoshta kjo histori do të ndihmojë në ndalimin e luftës.

“Ajo që po ndodh është një pikëllim për familjen time, për qytetin tonë, për Ukrainën, është një pikëllim për të gjithë qytetërimin. Shpresoj që historia jonë të ndihmojë në ndalimin e kësaj lufte”, u shpreh Glodan.

Tags: Bota ime u shkatërrua nga një raketë ruseRrethimiUkariasi
ShareTweetShare
Previous Post

BIK i reagon Bashkësisë së Tarikateve: Jemi kundër martesave mes gjinive të njëjta

Next Post

“Unë ta dhash votën, ti votoje Trustin” – Mesazhi që po ju dërgohet deputetëve

Next Post

“Unë ta dhash votën, ti votoje Trustin” – Mesazhi që po ju dërgohet deputetëve

Lajmet e fundit

Joe Biden reagon për herë të parë pas diagnostikimit me kancer

Joe Biden reagon për herë të parë pas diagnostikimit me kancer

19/05/2025
Lirohet Tefik Mustafa, mbahej në burgjet serbe që nga qershori i vitit të kaluar

Lirohet Tefik Mustafa, mbahej në burgjet serbe që nga qershori i vitit të kaluar

19/05/2025
57-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës në Shqipëri

57-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës në Shqipëri

19/05/2025
Arrestohet në Prishtinë shqiptari i shumëkërkuar nga Maqedonia Veriore

E trishtë: Konstatohet vdekja e foshnjës që u gjet pranë deponisë së mbeturinave në Matiqan

19/05/2025
Masa me detyrim të paraqitjes, bashkëshortja e Erion Veliajt shkon në SPAK

Masa me detyrim të paraqitjes, bashkëshortja e Erion Veliajt shkon në SPAK

19/05/2025
Kurti sërish refuzon t’u përgjigjet gazetarëve

Kurti sërish refuzon t’u përgjigjet gazetarëve

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Joe Biden reagon për herë të parë pas diagnostikimit me kancer

Joe Biden reagon për herë të parë pas diagnostikimit me kancer

19/05/2025
Lirohet Tefik Mustafa, mbahej në burgjet serbe që nga qershori i vitit të kaluar

Lirohet Tefik Mustafa, mbahej në burgjet serbe që nga qershori i vitit të kaluar

19/05/2025
57-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës në Shqipëri

57-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës në Shqipëri

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.