Kosova dhe Serbia janë marr vesh për çështjen e personave të zhdukur.
Këtë e ka bërë të ditur shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell në një postim në Twitter.
Marrëveshja që ata arritën për tekstin e deklaratës për personat e pagjetur është arrit në takimin e djeshëm të kryenegociatorëve.
“Marrëveshja që ata arritën për tekstin e deklaratës për personat e zhdukur gjatë takimit të djeshëm të kryenegociatorëve është hapi i parë. Ne do ta miratojmë atë në nivel liderësh në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë…”, shkruan ai në Twitter.