GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Borell tregon se u ka telefonuar Kurtit dhe Vuçiqit: E di se të dy palët janë të gatshme për de-eskalim

12/12/2022
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Borell tregon se u ka telefonuar Kurtit dhe Vuçiqit: E di se të dy palët janë të gatshme për de-eskalim
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Evropian i kërkon fuqimisht Kosovës dhe Serbisë që të de-përshkallëzojnë konfliktet e tyre të fundit, tha Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, raporton Reuters.

Kështu ka thënë Borrell në një prononcim për gazetarë para fillimit të mbledhjes së ministrave të shteteve anëtare në Këshillimin Evropian.

Ai tha se palët duhet t’i kthehen bisedimeve dhe gjetjes së mënyrave për t’i dhënë fund përplasjeve në rrugë dhe vendosjen e barrikadave.

“Unë e di se dy palët janë të gatshme për de-eskalim dhe fuqishëm i thërras të dyja që ta bëjnë. Në këtë rast kam qenë në lidhje me kryeministrin Albin Kurti, Miroslav Lajcak ka qenë në kontakt me presidentin Aleksandër Vuçiç në Serbi”, deklaroi Borrell.

Ai ka sqaruar për mediat evropiane se si “serbët e Kosovës i janë përgjigjur arrestimit të një ish-polici me shumë telashe në rrugë, bllokime rrugësh dhe madje edhe hedhje të bombave shokuese ndaj disave nga policëve tanë dhe sic e dini se kjo nuk është e pranueshme”.

Kryediplomati evropian ka përsëritur qëndrimin e BE-së që të largohen barrikadat e vendosura nga bandat në Veri.

Pjesa veriore e Kosovës vazhdon të mbetet e bllokuar, dy ditë pas vendosjes së barrikadave nga serbët në shenjë proteste për arrestimin e ish-policit Dejan Pantiq.

Të shtunën mbrëma pati edhe incidente, ku serbët shkëmbyen zjarr me policinë, si dhe rrezikuan sigurinë e gazetarëve që po raportonin nga afër barrikadës së vendosur në Rudarë, pasi hodhën shok-bomba pranë tyre.

Ndërkaq, e diela ishte më e qetë, por që u përcoll me reagime nga ndërkombëtarët.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe ajo në Beograd, në një deklaratë të përbashkët, bënë thirrje që të hiqen barrikadat e vendosura në ato zona.

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka reaguar edhe Britania e Madhe e cila po ashtu tha se pret që të hiqen barrikadat ilegale të vendosura në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinje.

Përkundër kërkesave nga SHBA dhe Britania e Madhe, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk është bindur që të hiqen barrikadat në veriun e Kosovës.

Ai pas mbledhje së Këshillit të Sigurisë, ka thënë se serbët nuk i vendosin barrikadat për “teket e tyre”.

“Ata nuk e kufizojnë lëvizjen e asnjë shqiptari, asnjë nga shqiptarët nuk lëviz kështu, kjo është shprehja e tyre e protestës kundër arrestimit të njerëzve, rrahjes së njerëzve, keqtrajtimit të njerëzve dhe mospërmbushjes së marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë Vuçiq teksa propagandonte.

E për sa i përket marrëveshjeve të Brukselit, Vuçiq ka pyetur SHBA-të se cilën marrëveshje e ka respektuar Kosova.

Përmendi edhe marrëveshjen e Uashingtonit e nënshkruar më 4 shtator 2020.

“Cilën marrëveshje e respekton Prishtina, cilën marrëveshje e respektoni ju, a është Karta e Kombeve të Bashkuara, a është Akti Final, Rezoluta 1244, a është Marrëveshja e Uashingtonit, thuan një nga këto akte që respekton Prishtina, ka deklaruar Vuçiq.

Tags: Albin Kurtiborell
ShareTweetShare
Previous Post

Veriu i Kosovës mbetet i barrikaduar

Next Post

Ministri serb i Mbrojtjes shpjegon cila është kërkesa e Serbisë: “Nuk ka dorëzim”

Next Post
Ministri serb i Mbrojtjes shpjegon cila është kërkesa e Serbisë: “Nuk ka dorëzim”

Ministri serb i Mbrojtjes shpjegon cila është kërkesa e Serbisë: “Nuk ka dorëzim”

Lajmet e fundit

Moti për sot: Me diell e vranësira, temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 11°C

Fundjava vjen me mot të vranët dhe me reshje shiu

23/05/2025
Haki Abazi thotë se po bëhet fushatë elektorale me Kancer

Abazi: Kurti është njeriu më toksik i mundshëm, afër i rrinë vetëm servilët

23/05/2025
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë rreth 800 të burgosur

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë rreth 800 të burgosur

23/05/2025
Pamje: Grushte e shkelma mes tre personave te Rrethi i Spitalit në Prishtinë

Pamje: Grushte e shkelma mes tre personave te Rrethi i Spitalit në Prishtinë

23/05/2025
Njësia e aviacionit të ShBA-së, Zvicrës dhe Hungarisë në KFOR kryejnë fluturime në gjithë Kosovën

Njësia e aviacionit të ShBA-së, Zvicrës dhe Hungarisë në KFOR kryejnë fluturime në gjithë Kosovën

23/05/2025
Zeka: Vetëvendosje kishte skuadër për rrahje dhe plane për vrasje

Zeka sjellë detaje se si u përgatit Halit Sahitaj kundër UÇK-së

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Moti për sot: Me diell e vranësira, temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 11°C

Fundjava vjen me mot të vranët dhe me reshje shiu

23/05/2025
Haki Abazi thotë se po bëhet fushatë elektorale me Kancer

Abazi: Kurti është njeriu më toksik i mundshëm, afër i rrinë vetëm servilët

23/05/2025
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë rreth 800 të burgosur

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë rreth 800 të burgosur

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.