Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian i është drejtuar ashpërsisht palëve pas dështimit të arritjes së një marrëveshjeje, e veçanërisht Kosovës, që Borrell thotë se nuk e pranoi propozimin e Bashkimit Evropian.
Borrell ka dalë më përfundime, pas një takimi të ndërmjetësur, mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb.
Ai thotë se Bashkimi Evropian e ka bërë një propozim për të dalë nga kriza dhe atë e ka pranuar Vuciq, por e ka refuzuar Kurti.
“Për hir të transparencës, më duhet të them se ne e dhamë një propozim që do të mund të evitonte këtë situatë të rrezikshme, që Presidenti Vuciq e pranoi sot, por Kryeministri Kurti nuk e pranoi”, tha Borrell
Si përfundim, ai thotë se do të nxjerrën konkluzione mbi mënyrën se si po shkon dialogu.
Ai thotë se do t’i informojë shtetet anëtare të BE-së për “sjelljen e palëve” dhe për mungesën e respektit ndaj marrëveshjeve ndërkombëtare, vecënarëisht Kosovës.
“Ne do t’i informojmë shtetet anëtare, do të t’i informojmë kolegët e mi, ministrat për Punë të Jashtme dhe partnerët tanë për sjelljen e palëve të ndryshme dhe për mungesën e respektit ndaj obligimeve ligjore ndërkombëtare dhe më duhet ta them këtë, vecanërisht për Kosovën”, tha Borrell.
Kryediplomati evropian kësaj radhe nuk ka zgjedhur gjuhë shumë diplomatike për të shprehur zhgënjimin e tij, duke thënë se “e di që kjo çon sinjal shumë negative politike”.
Borrell ka bërë të ditur se ai i ka kërkuar Vuciqit që të ndalojë lëshimin e targave ilegale “KM”, ndërsa Kurtit i ka kërkuar që të pezullojë zbatimin e vendimit për riregjistrimin e automjeteve me targa ilegale