Bordi i KEK-ut, që në prill të vitit 2020 kishte emëruar Luigj Imerin në pozitën e ushtruesit të detyrës së kryeshefit ekzekutiv, tani e ka shkarkuar.Gazeta Scanner merr vesh që ai është zëvendësuar me Përparim Kabashin, i cili mbante pozitën drejtor për Planifikim dhe strategji, po ashtu në këtë Koorporatë.Kujtojmë se Imeri ishte emëruar, pas shkarkimit të Njazi Thaçit, drejtor gjeneral, nga bordi i atëhershëm i emëruar nga Qeveria Kurti. Kurse, Kabashi konsiderohet njeri i afërt me LDK./Scanner/