Punata e kësaj të premte (28 tetor) e “Dancing With the Stars” ishte e larmishme e njëherësh me performanca të ndryshme.
Mbrëmja, që iu dedikua Halloweenit, solli prezantuesit, jurinë dhe pjesëmarrësit në personazhe të famshëm.
E në këtë natë u diskutua po ashtu një lajm që bëri bujë gjatë javës që kishte të bënte me moderatoren Bora Zemani.
Kjo e fundit u tha se është shtatzënë për herë të dytë me partnerin, Donald Veshaj dhe është në pritje të një djali.
Një gjë e tillë u përmend edhe gjatë spektaklit ku konkurrentja Elona bëri një batutë drejt Borës duke i thënë se do fitojë garën nëse Bora bëhet me një djalë.
“Duhet të presim edhe një muaj që ta dimë me siguri, kështu që Elona pregatitu fort se nuk i dihet”, u shpreh ajo.
Përgjigja hodhi edhe më shumë dyshime në fansat duke bërë të mendohet nëse kjo është e vërtetë.