GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Bora e prillit, jo diçka e pazakontë në Kosovë

04/04/2023
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Bora e prillit, jo diçka e pazakontë në Kosovë
Share on FacebookShare on Twitter

Të reshurat e borës, të cilat nisën në Kosovë që nga mbrëmja e së hënës dhe vazhduan edhe gjatë ditës së sotme, mund të ju kenë zënë të papërgatitur, madje edhe mund të ju kenë çuditur.

Por, Besim Aliu, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, thotë për Klankosova.tv se kjo dukuri nuk është diçka e pazakontë, sidomos këtyre viteve të fundit.

Aliu tha se kjo nuk është hera e parë që vendi përballet me një mot të tillë në këtë muaj pranvere.

“IHMK mban shënime të arkivuara në databazë dhe ka pasur raste, sidomos viteve të fundit, kur në muajin prill kemi pasur reshje bore dhe temperatura edhe më të ulëta se këto që do të jenë gjatë dy ditëve të ardhshme”, ka thënë Aliu.

Meteorologu theksoi se freskia e verës nuk përcaktohet nga temperaturat e regjistruara në vend kohëve të fundit, por nga aktivitetet e cikloneve e anticikloneve.

“Nuk do të thotë se do të ketë verë të freskët si pasojë e këtyre temperaturave të larta që u regjistruan në këtë tremujorin e parë të këtij viti 2023, sepse vera në Evropë diktohet ose varet nga aktivitetet e Ciklonit të Islandës, Anticiklonit të Siberisë, Anticiklonit të Azoreve dhe masave të nxehta që rrugëtojnë nga Afrika Veriore drejt kontinentit Evropian”, ka thënë Aliu.

Aliu konfirmoi se ky mot dimëror në mes të pranverës vjen si pasojë e ndryshimeve klimatike.

“Ndryshime klimatike kemi, sigurisht se kemi, sepse vetë zhvendosja apo spostimi i këtyre dy elementeve meteorologjike, reshjeve dhe temperaturës, nënkupton se kemi ndryshime klimatike. Prej vitit 1961 deri më  tani, kemi rritje të temperaturës në nivel global për 1.2 deri 1.3 gradë celsius”, ka shtuar Aliu.

Ai tha se temperaturat e ulëta parashihet të zgjasin deri të enjten, pastaj tabloja termike, sipas tij, do të shënojë rritje graduale. Ndërkaq, theksoi se rënia e borës në këtë kohë është e dëmshme për pemët që kanë lulëzuar.

“Rënia e borës sjell dëme te pemët të cilat kanë lulëzuar, duke ndikuar në rendiment, pastaj ka efekt negativ mekanik, sepse u krijon peshë trupit të pemës dhe i thyen ato, kështu që pemëtarët e dinë se si duhet t’i shpëtojnë pemët në këto raste”.

Tags: Besim AliuIHMK
ShareTweetShare
Previous Post

Lladrovci: Heroi i luftës e paqes, Hashim Thaçi, në pesë minuta e tregoi historinë e një shekulli të Kosovës

Next Post

Lista Serbe kërkon formimin urgjent të Asociacionit

Next Post
Lista Serbe kërkon formimin urgjent të Asociacionit

Lista Serbe kërkon formimin urgjent të Asociacionit

Lajmet e fundit

Qeveria gjermane ia vazhdon mandatin Bundeswehrit në Kosovë

Qeveria gjermane ia vazhdon mandatin Bundeswehrit në Kosovë

21/05/2025
Caktohet data për konferencën mbi ecurinë e çështjes në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

OVL UÇK: Ndërkombëtarët të shqyrtojnë moslirimin e përkohshëm të ish-bashkëluftëtarëve nga Specialja

21/05/2025
Nesër mbahet konferenca e pestë ndërqeveritare Shqipëri-BE

Nesër mbahet konferenca e pestë ndërqeveritare Shqipëri-BE

21/05/2025
Presidentja e Zvicrës: Kosova ka rol të rëndësishëm në sigurinë e Ballkanit, s’duhet të ndizen vatra të reja të krizave

Presidentja e Zvicrës: Kosova ka rol të rëndësishëm në sigurinë e Ballkanit, s’duhet të ndizen vatra të reja të krizave

21/05/2025
Gjithçka gati – liderët arrijnë, nis te presidentja diskutimi për ngërçin politik

Osmani për ngërçin politik: Jam e shqetësuar, por besoj që partitë politike do merren vesh

21/05/2025
Kapet nga Policia e Kosovës Isak Musli – i kërkuari me urdhër ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë për vrasje të rëndë

Kapet nga Policia e Kosovës Isak Musli – i kërkuari me urdhër ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë për vrasje të rëndë

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Qeveria gjermane ia vazhdon mandatin Bundeswehrit në Kosovë

Qeveria gjermane ia vazhdon mandatin Bundeswehrit në Kosovë

21/05/2025
Caktohet data për konferencën mbi ecurinë e çështjes në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

OVL UÇK: Ndërkombëtarët të shqyrtojnë moslirimin e përkohshëm të ish-bashkëluftëtarëve nga Specialja

21/05/2025
Nesër mbahet konferenca e pestë ndërqeveritare Shqipëri-BE

Nesër mbahet konferenca e pestë ndërqeveritare Shqipëri-BE

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.