John Bolton, ish-këshilltar gjatë kohës sa Donald Trump ishte president i SHBA-ve, ka thënë se nuk sheh arritje të shpejtë të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai për Politica”, ka thënë se edhe para katër viteve ka pasur mundësi që të arrihej një marrëveshje në mes dy Kosovës dhe Serbisë.
Por ai thotë se nëse Kosova dhe Serbia arrijnë të gjejnë zgjidhje atëherë faktorët e jashtëm nuk duhet të ndërhyjnë.
“Për momentin nuk shoh ndonjë zgjidhje në horizont, siç ishte më parë. Kur isha këshilltar për sigurinë kombëtare në administratën e Presidentit Trump, kisha njëfarë përfshirje në zgjidhjen e kësaj çështjeje. Kishte njerëz që u përpoqën të bënin atë që mundën për të arritur një marrëveshje”, ka thënë Bolton.
“Nëse Serbia dhe Kosova mund të arrijnë një marrëveshje, me gjithë vështirësitë e brendshme, dhe të justifikojnë një marrëveshje të tillë, mendoj se në atë rast faktorët e jashtëm nuk duhet të ndërhyjnë dhe të thonë se zgjidhja nuk është e pranueshme për ta, sepse mund të ketë pasoja diku tjetër. . Stabiliteti nuk mund të arrihet nëse të dyja palët nuk janë të gatshme të arrijnë një marrëveshje, e cila nuk është përdorur më parë”, ka deklaruar ai.
Bolton ishte akuzuar katër vite më parë që po e shtynë përpara marrëveshjen që në thelb e kishte korrigjimin e kufijve.