Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka reaguar pasi mediat bojkotuan sot konferencën e ministres së Industrisë, Tregtisë e Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari.
Deliu në një postim në rrjetin social “Facebook” ka thënë se kjo ka qenë një përgjigje meritore e gazetarëve karshi një ministre siç e quajti ajo, të papërgjegjshme.
Teksa të njëjtën e ka pyetur: Ku janë vaji, sheqeri e gruri.
“Demokracia vdes në errësirë, Rozetë!Mirënjohje dhe respekt për këtë përgjigje meritore të gazetarëve ndaj një ministre të papërgjegjshme.P.S. Ku janë vaji, sheqeri e gruri?”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, gazetarët kanë bojkotuar konferencën e ministres Rozeta Hajdari, në shenjë pakënaqësie për revokimin e certifikatës biznesore të Klan Kosovës.