Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Saranda Bogujevci ka qenë viktimë e luftës së fundit në Kosovë.
Ajo iu mbijetoi 16 plumbave nga ushtarët serbë, por që familja e saj 14 anëtarëshe nuk pati fatin e njëjtë të mbijetesës.
Më herët, Bogujevci publikoi në Twitter fotografinë e Sasa Cvjetan, personit përgjegjës për vdekjen e familjarëve të saj.
Cvetjan, një militar serb, ishte i përfshirë në masakrën e Srebrenicës, dhe në luftën e fundit në Kosovë.
I njëjti ishte dënuar me 20 vite burg, por që në vitin 2018 u lirua për sjellje të mirë.
Shtatë ditë më parë, siç njofton Bogujevci, Cvetjan është zënë nga policia greke shtatë ditë më parë, si një nga derejtuesit e një karteli droge.
Atij iu konfiskua drogë dhe armë.
“Kur Saša Cvjetan u dënua për masakrën e familjes sime, ne u pyetëm nëse drejtësia ishte vënë në vend. Përderisa nuk ka kurrë drejtësi kur të masakrohet familja juaj, ne kishim shpresuar që të paktën të nxirren mësime. Fatkeqësisht, siç e kemi parë është larg realitetit.
Më njoftuan mbrëmë se shtatë ditë më parë, Cvjetan u arrestua në Athinë, Greqi, si një nga drejtuesit e një karteli droge. Policia jo vetëm sekuestroi drogë, por edhe eksplozivë dhe armë të tjera.
Në fillim të këtij viti Cvjetan ishte mysafir nderi i Ministrit të Brendshëm të Serbisë, Aleksandar Vulin në një ceremoni në Srebrenicë.
Cvjetan ishte një anëtar i njësisë Scorpion që masakroi mijëra burra dhe djem në Srebrenicë në fillim të viteve ’90. I njëjti njësi (i cili nuk është një grup paramilitar, por një njësi e rezervuar policore në kuadër të Punëve të Brendshme të Serbisë) ka masakruar edhe familjen time.
Ata vranë gra, fëmijë dhe pleq. Nga 21 anëtarët e familjes sime, vetëm unë dhe katër kushërinjtë mbijetuam.
Cvjetan u dënua me 20 vjet burg, por në vitin 2018 ai u lirua tre vjet e gjysmë para se të përfundonte dënimi për “sjellje të mirë”. Tani, ai është arrestuar për më shumë aktivitet kriminal. Një vrasës i fëmijëve është lejuar të bredh rrugëve të Evropës.
Ne do të punojmë me institucionet ndërkombëtare për të siguruar që Cvjetan të largohet përgjithmonë” shkroi Bogujevci në Twitter.