GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Blushi: Kush e rrëmbeu Zelenskyn dhe Hashim Thaçin

13/03/2025
në Kosovë, Lajme, Opinione
Koha e leximit:4 mins read
Blushi: Kush e rrëmbeu Zelenskyn dhe Hashim Thaçin
Share on FacebookShare on Twitter

Publicisti dhe shkrimtari Ben Blushi ka dhënë një opinion duke thënë se rrëmbimi i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt nga Evropa i ngjan shumë rrëmbimit që ju bë ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, në kohën kur ky i fundit po shkonte të firmoste një marrëveshje paqeje me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020.

Blushi tha se megjithëse u rrëmbyen nga të njëjtit rrëmbyes, Zelensky dhe Thaçi nuk ngjajnë fare me njëri-tjetrin, pasi tha se presidenti ukrainas po e humb luftën me gjithë mbështetjen e botës, kurse Thaçi e fitoi luftën, megjithëse nuk kishte mbështetjen e gjithë botës.

“Edhe si karaktere ata të dy nuk ngjajnë fare. Zelensky ka qenë një komedian i shpifur që kërcente në haremet e Rusisë, kurse Hashim Thaçi ishte një luftëtar që doli në mal me armë dhe drejtoi një lëvizje çlirimtare, derisa e shpalli vendin e vet të pavarur”.

“Pikërisht sepse nuk ngjajnë fare si karaktere, njëri është në burg pasi fitoi, kurse tjetri është i lirë dhe vazhdon të kërcejë edhe pse po humb”.

“Por përveç ndryshimeve karakteriale dhe politike të dy presidentëve, atij të Kosovës dhe të Ukrainës, pak a shumë gjithçka tjetër është njëlloj dhe ja pse. Të dy u rrëmbyen nga Evropë kur ishin gati të firmosnin një marrëveshje paqeje në zyrën e Donald Trump”.

“Në vitin 2020, Hashim Thaçi u pengua të shkonte në Amerikë dhe jo rastësisht Jack Smith, njeriu që ka dashur të dënojë me burg Donald Trump, ishte prokurori që ngriti akuzën ndërkohë që Hashim Thaçi ishte në Vjenë duke pritur avionin që do ta çonte në Washington”, shkroi Blushi, transmeton Klankosova.tv.

Për Blushin, Jack Smithi nuk ishte vetëm, pasi tha se pas tij ishin evropianët, gjermanët, francezët, holandezët, të cilët e burgosën Thaçin sepse menduan se ai po i bënte një favor Trumpit duke i dhuruar një marrëveshje paqeje mes Kosovës e Serbisë, në prag të zgjedhjeve presidenciale në Amerikë.

“Hashim Thaçi u akuzua në 26 tetor 2020 në kulmin e fushatës presidenciale në Amerikë dhe u arrestua në 5 nëntor, dy ditë pasi Joe Biden kishte fituar zgjedhjet kundër Donald Trump. Pra në fillim e penguan të bëhej bashkëpunëtor i Donald Trump dhe pastaj e ndëshkuan si bashkëpunëtor të tij”.

“Duke parë çfarë ndodhi këto ditë, është edhe më e qartë se Zelensky u rrëmbye me dëshirën e vet nga evropianët, të cilët e bindën të mos nënshkruante dhe të përdorte çdo truk për të sabotuar marrëveshjen e negociuar nga Trump, çka ai e bëri me sukses”.

Por meqë Zelensky dhe Hashim Thaçi nuk kanë të njëjtin plan, sepse njëri do ta vazhdojë luftën dhe tjetri do ta mbyllë, i pari shkoi në Zyrën Ovale dhe e shkatërroi marrëveshjen për të cilën kishte rënë dakord, kurse i dyti është sot në burg sepse do ta nënshkruante marrëveshjen për të cilën kishte rënë dakord”.

“Sikur Hashim Thaçi të kishte dëgjuar evropianët sot me siguri do ishte i lirë si Zelensky. Çështja është se të dyja këto raste që ngjajnë si dy pika uji, Evropa ka kërkuar me çdo kusht vazhdimin e konfliktit si në Ukrainë po ashtu edhe në Kosovë”.

“Për shkakun e tyre, Ukraina vazhdon, ndërsa Kosova mund të shpërthejë nëse i lihet në dorë një grupi luftënxitësish, të cilët po bërtasin gjithë ditën se Rusia kërkon t’i pushtojë ndërkohë që kjo as nuk duket në horizont dhe as ka ndonjë shans të ndodhë”, tha më tej Blushi.

Blushi tha se çështja është se lufta në Ukrainë ka mbetur bunkeri i fundit i liderëve evropianë, të cilët janë futur aty për tu mbrojtur nga popujt e tyre, për t’u mbrojtur nga papunësia, pabarazia, inflacioni, emigracioni, çmimet e larta dhe rënia ekonomike.

“Ukraina është një sebep për të qeverisur keq, në pamundësi për të qeverisur mirë. Nëse lufta në Ukrainë mbaron, të gjitha çështjet e tjera hapen. Popujt evropianë të cilëve u thuhet, nuk kemi çfarë bëjmë, mos kërkoni më shumë se jemi në luftë, do kërkojnë paga më të larta, pensione më të mira, çmime më të ulëta dhe punësim”.

“Përfundimi i luftës në Ukrainë do i rrëzonte me radhë shumicën e qeverive të sotshme evropiane. Kjo është arsyeja pse Zelensky u rrëmbye dhe ju morr Donald Trumpit nga zyra si një aktor profesionist për të vazhduar të luajë rolin kryesor në këtë komedi të dhimbshme”.

“Ndryshe nga Zelensky, Hashim Thaçi nuk e pranoi këtë rol. Nëse do ta pranonte do ishte akoma president i Kosovës duke shkuar çdo javë në Bruksel aty ku thirren të gjithë ata që nuk duhet të mbarojnë asnjë punë”.

“Sidoqoftë në fund të kësaj historie me luftë një gjë është e sigurt : luftë nuk do ketë. Për të paktën tre arsye. E para se Amerika nuk do. E dyta sepse Rusia nuk mundet. Dhe e treta sepse Evropa është frikacake”, shkroi Blushi.

Tags: Ben BlushiHAshim ThaçiVolodymyr Zelensky
ShareTweetShare
Previous Post

BIA serbe po kërkonte informacione për ish-shoferin e Thaçit- detaje ekskluzive nga dosja e të akuzuarve për spiunazh

Next Post

Gjermania, Zvicra dhe ShBA, vendet prej nga vijnë më së shumti para

Next Post
Gjermania, Zvicra dhe ShBA, vendet prej nga vijnë më së shumti para

Gjermania, Zvicra dhe ShBA, vendet prej nga vijnë më së shumti para

Lajmet e fundit

Tre muaj nga zgjedhjet, Kuvendi ende i pakonstituuar

Tre muaj nga zgjedhjet, Kuvendi ende i pakonstituuar

09/05/2025
OEK i kërkon ZRRE-së pezullimin e vendimit, kundërshtohet tregu i lirë energjetik

OEK i kërkon ZRRE-së pezullimin e vendimit, kundërshtohet tregu i lirë energjetik

09/05/2025
Hetohet vdekja e një gruaje në Mitrovicë

Hetohet vdekja e një gruaje në Mitrovicë

09/05/2025
Papa Leo kremton Meshën e parë pas zgjedhjes historike si pasardhës i Françeskut

Papa Leo kremton Meshën e parë pas zgjedhjes historike si pasardhës i Françeskut

09/05/2025
27 vjet nga vrasja e gjeneral Ilir Konushevcit

27 vjet nga vrasja e gjeneral Ilir Konushevcit

09/05/2025
Bastisjet në tri lokacione ne veri të Kosovës, në kërkim të armëve ilegalë

Ngacmohet seksualisht e mitura në Leposaviq, nisin hetimet

09/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Tre muaj nga zgjedhjet, Kuvendi ende i pakonstituuar

Tre muaj nga zgjedhjet, Kuvendi ende i pakonstituuar

09/05/2025
OEK i kërkon ZRRE-së pezullimin e vendimit, kundërshtohet tregu i lirë energjetik

OEK i kërkon ZRRE-së pezullimin e vendimit, kundërshtohet tregu i lirë energjetik

09/05/2025
Hetohet vdekja e një gruaje në Mitrovicë

Hetohet vdekja e një gruaje në Mitrovicë

09/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.