Për disa minuta është bllokuar për qarkullim, magjistralja Prishtinë-Pejë.
Siç merr vesh Gazeta Papirus, në atë vend disa kohë më parë janë kryer dy plagosje, dhe me urdhër të Prokurorit është bërë edhe improvizimi në vendin e ngjarjes.
Edhe Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.