Është njëra ndër pikat më të ngarkuara. Brenda ditës, përmes saj, kalojnë dhjetra kamion që e bëjnë transportin e mallrave.
E, një pjesë, kogja e madhe e tyre vjen nga Serbia.
Megjithatë, kështu nuk mund të thuhet edhe për muajin qershor.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në muajin që e lëmë pas, vërehet një rënie për më shumë se 20 milionë euro të importeve nga shteti fqinj, krahasuar me qershorin e vitit paraprak.
Në vlera monetare i bie se nga 33 milion e 757 mije eurove sa pati import në qershorin e viti 2022, këtë vit ato ranë në 13 milione e 255 mije eurove.
Kurse, vlera e përgjithshme e importeve kap shifrën e mbi 467 milione.
Rreth 25 milione euro më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit 2022.
Në listën e importueseve me te medhenj, nga vendet e BE-së prinë Gjermania me mbi 62 milione euro mallra.
Kurse nga vendet e CEFTA-s, importuesi kryesor kete muaj eshte Shqiperia me mbi 25 milion euro mallra te shitura ne Kosove.
E ne total, importuesi kryesor gjate qershor te këtij viti eshte shteti i Turqise, me mbi 67 milion euro importe.
Renia e importeve nga Serbia ne muajin qershor ishte pritur pas vendimit qeveritar të datës 15 te atij muaji, për ndalimin e maunevee me targa serbe, si reagim ndaj rrëmbimit të tre policëve kosovarë nga forcat serbe.
Nga ajo ditë, dhjetëra kamionë mbeten të bllokuar në pjesën e kufirit serb.
Pas kësaj mase, Qeveria e Kosovës mori një vendim të ri që lejon pjesërisht lëvizjen e mallrave nga Serbia në territorin e vendin tonë.
Nga data 21 qershor është lejuar hyrja e kamionëve me targa serbe, por me një kusht – mallrat e tyre të mos kenë origjinë nga Serbia.
Përveç importeve, në raport theksohet se Kosova pati rënie edhe të eksporteve me Serbinë, afërsisht 2 milione euro.
Kurse, me vendet e BE-së, eksportet kanë arritën në vlerën e 22.8 milion eurove, rreth 2 milion euro me pak se ne muajin e njejte, nje vit me pare.
Sipas ASK-së, deficit tregtar është më i ulët për 4,6% në muajin qershor 2023, krahasuar me qershorin e vitit 2022